˜Terra Madre™: Rikthim në rrënjët bio

717 0

Nëse do të mund të futeshit në mendjen e një fermeri çfarë do të shihnit? Padyshim dashurinë që kanë për tokën, stërmundimin e madh, problemet financiare, çështjet e motit e shumë probleme të tjera.

Por ndërsa jeni ende duke shëtitur në kokën e tyre ajo që me shumë gjasa do ju lerë pa fjalë është se fermerët nuk kanë fjalë, sepse zëri i tyre rrallë dëgjohet. Vërjani fajin politikës, apo vetë fermerëve, fakt është që fermerët janë shpesh të lënë mënjanë të përballen me 1001 hallet e tyre.

Shumica e fermerëve të vegjël të Europës gjendet pikërisht në Ballkan dhe ata përballen me vështirësi ekonomike, kulturore, sociale dhe ligjore, të cilat i pengojnë të arrijnë tregun. “Terra Madre 2016”, pjesë e organizatës Slow Food këtë vit t’i japë zë fermerëve të Ballkanit nga Tirana, duke i vënë ata në zemër të axhendës së politikbërjes.

“Ne duam të vemë prodhuesit e vegjël artizanë të ushqimit në zemër të axhendës politike”, thotë për Agroweb, Armond Kikino i Aleancës Slow Food Albania.
“Ne synojmë të bëhemi aktori më i besueshëm që promovon nevojat e prodhuesve të vegjël të ushqimit në nivel rajoni”, thotë Kikino, një prej organizatorëve të Terra Madre, që do të sjellë në Tiranë 350 delegate nga 13 vende (Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria).
Ndërkohë që nga Shqipëria do të jenë rreth 200 fermerë që do të prezantojnë produktet dhe recetat unike të kuzhinës shqiptare.

Sheshi Nënë Tereza do të presë të ashtuquajturin “Tregun e Tokës”, në datat 2-5 Qershor ku rreth 50 stenda do tu japin vizitorëve shansin për zbulimin e një seleksioni të gjerë produktesh nga bashkësitë e ushqimeve, Slow Food Presidia, si dhe Arka e Shijes, nga katalogu i Slow Food që ofron një gamë të pasur të biodiversitetit botëror të ushqimit.

Eventi do të ofrojë një seri konferencash dhe debatesh që fokusohen në bujqësinë multifunksionale, të drejtat ligjore të prodhuesve të vegjël, drejtësia sociale, turizmi rural, marketimi i brandeve të produkteve të ndryshme duke patur parasysh integrimin në standartet e BE.

Një nga sfidat me të cilën Shqipëria përballet është edhe zhvillimi rural ndaj dhe objektivi i qeverisjes është të zhvillojë por edhe të ruajë, t’ju japë fermerëve një mundësi që të qëndrojnë në tokat e tyre dhe të prodhojnë atë që u përshtatet burimeve lokale.

Shqipëria u përzgjodh për këtë edicion të Terra Madre Balkans teksa rrjeti i Slow Food po rritet shpejt.

Vendi ynë rendit 22 produkte të regjistruara në Arkën e Shijes Sloë Food – katalogu me produktet ushqimore të rrezikuara, dy Slow Food Presidia (Permet Gliko, dhe Mishavinë – një lloj djathi i cili prodhohet në Kelmendin e Epërm, në Alpet Shqiptare), 5 Slow Food convivia (Produkte lokale), si dhe qindra mbështetës.

Edicioni i katërt i Terra Madre Balkans organizohet brenda strukturës së projektit ESSEDRA, i bashkëthemeluar nga Bashkimi Europian përmes DG Enlargement (programi për zgjerimin) dhe i promovuar nga Sloë Food me synimin e mbështetjes së procesit të integrimit Europian për vendet e Ballkanit dhe Europës përmes forcimit të shoqërisë civile dhe aftësive të saj për të influencuar politikat dhe të promovojë modele të qëndrueshme të zhvillimit rural.

Slow Food përfshin më tepër se një milion njerëz të dedikuar dhe të apasionuar për ushqimin e mirë, të pastër dhe të vërtetë. Slow Food përfshin më tepër se një milion njerëz të dedikuar dhe të apasionuar për ushqimin e mirë, të pastër dhe të vërtetë. Ky rrjet përfshin shefa të talentuar, të rinj, aktivistë, fermerë, peshkatarë, ekspertë dhe akademikë në rreth 160 që praktikojnë prodhimin në shkallë të vogël dhe të qëndrueshëm të prodhimeve ushqimore cilësore përreth botës.

Dhe vendi ynë është i bekur me këto produkte të një cilësie të lartë, që në botë përbëjnë kuzhinën e lartë e që duhet të vihen më në dukje dhe të kenë një prezantim më të madh në tregun ndërkombëtar. Eshtë koha të rikthehemi në rrënjët tona bio./Agroweb.org/