20 Strategji, 20 Plane Marketingu Dhe Komunikimi Për 20 Agrobiznese – Projekti Më i Fundit i Financuar Nga BE Dhe Implementuar Nga CBS Me Parterët

786 0

Në kuadër të projektit ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, financuar nga Bashkimi Europian dhe implementuar nga Creative Business Solutions në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Komunën e Dibrës së Madhe, 20 agrobiznese nga të dyja anët e kufirit do të mbështeten për herë të parë me shërbime marketingu e komunikimi.

Për pjesën më të madhe të Agrobizneseve në Shqipëri, të bërit marketing lidhet ekskluzivisht me synimin e drejtuesit të biznesit ndaj tregut të brendshëm.

Një nga qëllimet kryesore të këtij projekti është krijimi i një pikëpamjeje tjetër për këtë fushë duke i bërë sipërmarrësit “agro” të shohin përtej kufijve të tyre tradicionalë, të eksplorojnë qasje dhe forma të reja të të bërit biznes.

Produktet vendase “agro” ruajnë elemente tradicionale dhe cilësi duke i kthyer ato në shumë të kërkuara brenda dhe jashte kufijëve.

Ajo që i ka munguar ktij sektori, duke e penalizuar në pozicionin që ka sot në treg, është promovimi i duhur i produkteve.

Me këtë qëllim final, sot 20 agrobiznese në Peshkopi dhe Dibër të Madhe vijnë pranë konsumatorit me risi të mirëmenduara.

Puna individuale intensive e kryer me seicilin prej tyre prodhoi logo të reja, identitet të përmirësuar të bizneseve, si dhe përmbajtje interesante dhe lehtësisht të memorizueshme për konsumatorët.

Pjesë e këtij projekti ishte edhe dizenjimi i materialeve promocionale për agrobizneset në fjalë, për të theksuar imazhin e seicilës markë.

Pajsisja me strategji marketingu dhe komunikimi, duke përcaktuar objektivat dhe rrugën përmes së cilës plotësohen ato, është një tjetër përfitim që këto agrobiznese marrin përmes këtij projekti.

Nndërkohë globalizmi dhe tregu diktojnë nevoja të menjëhershme për platforma dixhitale në të bërit biznes.

Edhe pse larg konsumatorit, atij lokal, kombëtar e ndërkombëtar, teknologjia na lejon shmangjen e kufijve territorial dhe ato kohor duke i sjellë bizneset dhe konsumatorët vetëm një klik larg njëri-tjetrit.

Kështu 20 platforma në media sociale dhe 20 faqe zyrtare web përmirësuan 180 gradë imazhin e këtyre 20 agrobizneseve dhe ndërgjegjësimin e tregut mbi to.

Logo të reja, identitet të përmirësuar të bizneseve, si dhe përmbajtje interesante dhe lehtësisht të memorizueshme për konsumatorët.

Çfarë përfitojnë nga të gjitha këto shërbime dhe pse jane kaq te rendesishme ato?

Mundësi të reja bashkëpunimi përmes krijimit të një ambienti të favorshëm bashkëpunimi me furnitorë e klientë dhe përdorimit të ndërlidhjeve efektive.

Më pak kosto për reklamim produktesh. Marketingu përmes mediave sociale është shumë herë më pak i kushtueshëm se sa ai në median tradicionale.

Zhvillimi të markës duke marë parasysh fuqinë qe i jep imazhit të markës marketingu dixhital dhe përmirësimi i identitetit të saj.

Ekspozim më të madh pasi audienca e përfituar nga platformat online arrin në të gjithë globin duke shmangur çdo kufi të mundshëm fizik, kohor e kulturor.

Mardhënie direkte me konsumatorin duke krijuar ndërveprim në kohë reale me audiencën duke biseduar dhe diskutuar gjithçka rreth markes ose biznesit në mënyrë për të qenë shumë pranë kërkesave të tregut dhe klientit.

‘Standartet Bujqësore dhe Çertifikimet, Ndërtimi i Kapaciteteve Mbi Përthithjen e Financimit dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetjen e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë’ është një projekt 2-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Shqipëri, implementuar nga Partneri Lider CBS Creative Business Solutions në partneritet me Komunën e Dibrës dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Projekti synon të forcojë sektorin e bujqësisë, kapacitetin prodhues të NVM-ve dhe qasjen në treg nëpërmjet Certifikimit të Standardeve të Sigurisë Ushqimore, Ngritjes së Kapaciteteve për të absorbuar fondet e BE-së për Investime te reja si dhe zhvillimin e Strategjive të Marketingut./AgroWeb.org