3 Lëngjet më të Mira të Stinës

240 0

Kjo është stina e duhur për t’u përqendruar tek ushqyesit dhe vlerat e mira për trupin. Tregjet janë të mbushura me barishte të pasura me ushqyes siç janë hithrat, sallata e ujit apo spinaqi që konsiderohen superfuqi për rigjallërimin e trupit, ushqimin dhe energjinë e tij. Më pas në treg gjejmë edhe frutat e stinës, qershitë, shalqinjtë, frutat e pyllit dhe luleshtrydhet në ngjyra të kuqe dhe rozë, që tregojnë më së miri thesarin e antioksidantëve që ofrojnë. Tani është koha për të hequr mantelin gri të stinëve të freksëta, për të konsumuar më shumë fruta dhe perime të stinës, të cilat na japin shumë energji. Këto janë 3 shtyllat e pastrimit të mendjes dhe trupit.

Niseni ditën me një lëng të freskët që të merrni energji dhe të jeni plot gjallëri. Kombinoni përbërës të ndryshëm, që ta ushqeni organizmin siç duhet dhe mbi të gjitha ndiqni udhëzimet e AgroWeb.org

Lëngu i mëngjesit
Ky lëng me ngjyrë të portokalltë dhe i pasur me beta karoten luan rol të rëndësishëm kundër inflamacionit dhe përmirëson sistemin qarkullues.

Përbërësit për 2 persona
• 6 karrota
• Lëngu i një limoni
• 1 mollë organike
• 3-4 gjethe menteje
• Një copë (2.5 cm) xhenxhefil të qëruar
• Një majë luge me spec djegës (sipas dëshirës)

Udhëzimet
Shtrydhini të gjitha frutat, menten dhe xhenxhefilin. Shtoni specin djegës nëse dëshironi dhe pijeni lëngun menjëherë.

Lëngu i gjelbër
Barishtet e freskëta verore i japin këtij lëngu fuqi energji-sjellëse. Ato janë të pasura me minerale dhe vitamina dhe janë ideale për t’ia nisur ditës.

Përbërësit për 2 persona
• 2 kërcenj selinoje
• 4 kastravecë të vegjël
• 2 mollë jeshile
• Lëngu i dy limonëve jeshilë
• 1 tufë me hithra të freskëta,
• 1 tuf&eueuml; e vogël me spinaq
• 1 tufë me majdanoz

Udhëzimet
Shtrydhini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë për më shumë vlera.

Lëngu i frutave

Ky lëng ngjyrë rozë është ideal për të përftuar antioksidantët dhe për të pastruar organizmin nga toksinat.

Përbërësit për 2 persona
• 1 filxhan me luleshtrydhe të freskëta
• 1 portokall i kuq ose portokall normal
• 2 kokrra panxhari
• Lëngu i një limoni
• 3-4 gjethe menteje

Udhëzimet
Shtrydhini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë, ose ruajeni për pak ditë në frigorifer./AgroWeb.org