7 vlerat e pakrahasueshme të Arrëmyshkut

2k 0

Arrëmyshku është streha perfekte e një sërë vlerash fantastike për shëndetin e njeriut. Kjo erëz shumë popullore në të gjithë botën, ka fituar famë pikërisht falë aftësisë për t’i dhuruar njeriut shëndet të shkëlqyer. Që në lashtësi, arrëmyshku është përdorur si një kurë për një sërë simptomash dhe çrregullimesh, por edhe për të përmirësuar shëndetin në përgjithësi. Arrëmyshku rritet në pemë njëlloj si arrat e tjera dhe i përngjan frutit të pjeshkës, ndërkohë që arra e vërtetë gjendet si bërthamë. Më poshtë do të lexoni për 7 vlerat kryesore të arrëmyshkut që AgroWeb ka përgatitur për ju.

1. Tonik për trurin 

Në lashtësi, qytetërimet e Romës dhe Greqisë së lashtë e kanë përdorur arrëmyshkun si tonik për trurin. Kjo falë aftësisë së arrëmyshkut për të stimuluar këtë organ të rëndësishëm. Si rrjedhojë, arrëmyshku mban larg stresin dhe lodhjen. Nëse vuani nga ankthi ose depresioni, arrëmyshku mund të jetë një kurë mjaft e mirë. Arrëmyshku mundet të ndihmojë duke ju bërë më të përqendruar në punë ose në shkollë.

2. Çliron nga dhimbjet

Arrëmyshku është një qetësues natyral. I tillë është përdorur në mjekësinë popullore Kineze. Ky qytetërim e ka përdorur erëzën për të luftuar inflamacionin dhe dhimbjet abdominal. Përdoreni arrëmyshkun nëse vuani nga kyçet, dhimbjet muskulare dhe probleme të tjera. Nëse keni dhimbje përdorni vajin e arrëmyshkut në zonat e prekura.

3. Zgjidh problemet me tretjen

Nëse vuani nga probleme që kanë lidhje me tretjen siç janë diarea, konstipacioni, fryrjet, etj, zgjidhni arrëmyshkun për t’i dhënë fund problemeve tuaja. Vaji i arrëmyshkut shuan dhimbjet e stomakut duke larguar gazrat e tepërt nga zona e brendshme. Për më tepër, arrëmyshku shton oreksin tuaj.

4. Trajton erën e keqe të gojës

Falë vetive anti-bakteriale, arrëmyshku arrin të trajtojë erën e keqe të gojës. Siç mund ta dini kjo shkaktohet nga akumulimi i baktereve në gojë dhe arrëmyshku është një erëz luftëtare që shkatërron bakteret. Ja përse arrëmyshku është një element i përdorur gjërësisht në prodhimin e pastave të dhëmbëve. Arrëmyshku përdoret gjithashtu edhe për të trajtuar problemet me mishrat e dhëmbëve dhe dhimbjet e dhëmbëve.

5. Pastron mëlçinë dhe veshkat

Detoksifikimi është një factor i rëndësishëm për shëndetin e mirë. Dietat, ndotjet, stresi, duhani, ilaçet dhe substanca të tjera, shtojnë akumulimin e toksinave në organe te trupit. Mëlçia dhe veshkat janë dy prej organeve ku zakonisht ndodh më shumë akumulimi i këtyre toksinave. Në formën e tonikut, arrëmyshku pastron mëlçinë dhe veshkat dhe shkatërron toksinat. Nëse vuani nga sëmundje të mëlçisë përdorni arrëmyushkun se është efektiv në parandalimin dhe shpërbërjen e gurëve të veshkave. Kur mëlçia dhe veshkat janë të pastra, ato mund të kryejnë funksionet e tyre më mirë.

6. Kujdesi për lëkurën

Nëse kujdesi për lëkurën është një nga prioritetet tuaja, atëherë duhet ta përfshini arrëmyshkun më shumë në regjimin tuaj. Arrëmyshku mund t’ju ndihmojë në pasjen e një lëkure më të shëndetshme dhe të butë. Nëse përdorni pudër arrëmyshku dhe pudër prej thjerëzash ngjyrë portokalli së bashku mund të largoni pikat e zeza. Nëse përdorni pluhur arrëmyshku me mjaltë mund të formoni një lloj paste, të cilën mund ta vendosni mbi aknet që shkaktohen nga yndyra e tepërt dhe qelizat e vdekura.

7. Ndihmon me gjumin

Nëse keni vështirësi për të bërë një gjumë të qetë natën, pini një gotë qumsht me pak arrëmyshk pluhur. Në këtë mënyrë do t&eumeuml; jeni më të qetë dhe do të bëni një gjumë të mirë./AgroWeb.org/