7 Vlerat Fantastike të Vajit të Xhenxhefilit

836 0

Vaji i ullirit i pasuruar me xhenxhefil ëshrë një kurë ideale kundër inflamacionit. Ai të ngroh, largon dhimbjet dhe përdoret për masazhe që përcjellin nxehtësinë e nevojshme dhe lehtëson sinozitin. Vlerat e vajit të xhenxhefilit të freskët do t’i lexoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

Përdorimet e vajit të xhenxhefilit
•Mjaftojnë dy deri në tre pika të këtij vaji. Hidhini në një shami, difuzor ose thjesht nuhateni dhe trupi, mendja dhe shpirti do të gjallërohen menjëherë.
•Përzieni dy deri në tre pika të këtij vaji në një vaj esencial dhe përdoreni për masazh. Kjo përzierje është e dobishme kundër dhimbjes së mesit, artritit, dhimbjeve muskulare, reumatizmës dhe frakturave. Ai stimulon sistemin qarkullues dhe shumë më tepër. Ju mund ta përdorni për banjë, ose në kompresa të ngrohta dhe të ftohta.
•Nuhateni aromën e tij dhe lehtësohuni nga sinoziti, fyti i lënduar dhe problemet me hundët. Ky vaj luan rol zhbllokues.
•Masazhoni pjesën e barkut për t’u çliruar nga gazrat apo diarea.

Përfitimet e vajit të xhenxhefilit

•Problemet me stomakun dhe zorrët. Vaji i xhenxhefilit përmirëson tretjen dhe kuron kontraktimet apo fryrjet në stomak. Ai shton oreksin, gjë që e bën ideale për njerëzit që duan të shtojnë në peshë.

•Kundër helmimit nga ushqimi. Vaji i xhenxhefilit është i dobishëm kundër helmimit nga ushqimi, infeksionet intestinale dhe bakteret në aparatin tretës. 

•Problemet me frymëmarrjen.Vaji i xhenxhefilit kuron kollën, gripin, azmën, problemet me frymëmarrjen dhe bronshitin. Xhenxhefili i freskët largon mukusin nga fyti dhe mushkëritë dhe është pjesë e çajrave me efekt qetësues.

•Dhimbjet. Xhenxhefili dhe vaji i tij përdoren kundër dhimbjeve dhe kanë përbërës që e luftojnë atë.

•Problemet me zemrën. Përdorimi i rregullt i vajit të xhenxhefilit ndihmon nëeuml; uljen e rrezikut nga tromboza apo artereoskleroza. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Të rriturit që konsumojnë xhenxhefil çdo ditë, arrijnë të ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 13 përqind. Rritja e konsumit të xhenxhefilit ul mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të sëmundjes.

•Hipertensioni. Të rriturit që konsumojnë xhenxhefil çdo ditë janë 8% më pak të rrezikuar nga hipertensioni. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se xhenxhefili ul rrezikun e tensionit të gjakut duke bllokuar efektet që mundësojnë rritjen e tij.

•Sëmundjet kronike. Studimet e publikuara sugjerojnë se doza ditore prej 2-4 gramë xhenxhefil në ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Përgatitja e vajit të xhenxhefilit

Xhenxhefili i nënshtrohet një procesi distilimi me avull për të nxjerrë më pas vajin esencial. Por ju mund të krijoni një vaj të tillë në shtëpi. 

Produktet:
1 filxhan çaji me copa xhenxhefili
1 filxhan e gjysmë me vaj ulliri
Një enë qelqi të cilën mund ta përdorni në furrë
Grirëse djathi

Udhëzimet:
1.Lajeni xhenxhefilin e freskët. Mos e hiqni lëkurën. Lëreni të thahet për disa orë.
2.Hidheni vajin e ullirit në enën e qelqit.
3.Copëtojeni xhenxhefilin dhe grijeni. Shtoni vajin e ullirit dhe përzijeni mirë.
4.Futeni enën në furrë dhe lëreni në një temperaturë të ulët për të paktën 2 orë.
5. Hidheni lëngun në një napë dhe filtrojeni. Shtrydheni napën për të marrë lëngun e mbetur.
6.Transferojeni vajin në shishe të pastra qelqi dhe ruajeni në një vend të errët.
Ky vaj mund të qëndrojë i freskët deri në 6 muaj./AgroWeb.org