90 Mijë Ton Fruta e Perime Shqiptare në Tregjet Botërore

677 0

FMN e parashikoi por shifrat faktike janë edhe më optimiste. Mijëra ton fruta, perime, produkte bujqësore shqiptare janë nisur në tregjet evropiane dhe botërore gjatë vitit 2014, përkthyer n&eumeuml; më shumë të ardhura, më shumë zhvillim të biznesve bujqësore, më shumë punësim. Eksporti i frutave dhe perimeve është rritur me 23 përqind në 2014, me një vlerë prej 8 miliard lekë krahasuar me 6.6 miliard lekë në vitin 2013. Megjithëse vlerat e importit krahasimisht me eksportin për bujqësinë janë 5 herë më të larta, vihet re një rritje e kërkesës për produktet shqiptare, tregojnë shifrat nga Ministria e Bujqësisë. Eksporti i produkteve bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale në total është rritur 12.5 përqind, duke kapur shifrën e rreth 17 miliard lekëve krahasuar me 15 miliard lekë gjatë vitit 2013.

Eksporti i frutave dhe perimeve është rritur me 23 përqind në 2014, me një vlerë prej 8 miliard lekë krahasuar me 6.6 miliard lekë në vitin 2013.

Agroweb.org ka mundur të sigurojë ekskluzivisht të dhënat e detajuara të eksport-importeve të produkteve bujqësore, blegtorale dhe agroushqimore për vitin 2014, ku përsa i përket eksportit, vendin e parë e zë agroindustria me një vlerë prej 8.2 miliard lekë, pasuar nga bujqësia me 8.1 miliard lekë e më pas blegtoria me rreth 600 milion lekë.
Përsa i përket importit ka një rritje të lehtë prej 4.4 përqind me një vlerë prej 90 miliard lekë krahasuar me 87 miliard lekë në vitin 2013, ku vendin e parë e zë gruri me vlerë 7.7 miliard lekë ndjekur nga cigaret me 6.1 miliard lekë dhe frutat me 5.1 miliard lekë.

raportin e FMN, publikuar në Shkurt të këtij viti, theksohet se gjatë vitit 2014 eksporti i produkteve ka një ngritje falë rritjes së eksporteve të produkteve bujqësore dhe tekstile. (link) Në këtë raport FMN parashikon një rritje të GDP me 2.1 përqind gjatë 2014-tës e lidhur ndër të tjera edhe me rritjen e prodhimit të bujqësisë, tregëtisë dhe industrisë përpunuese. Llogaria korrente është përkeqësuar gjatë 2014-tës thuhet në raport, por një rritje e konsiderueshme e kërkesës nga jashtë ka ndihmuar eksportet tekstile dhe bujqësore. Në fakt, edhe nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë duket se kërkesa nga jasht&eeuml; ka ardhur në rritje veçanërisht për frutat dhe perimet.

Eksportet: Domatet shqiptare, më të kërkuarat

Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet dhe frutat janë mbretëreshat e tokave tona. Shqipëria eksportoi gjatë  2014-tës 52 mijë ton perime, nga të cilat 34 mijë ton domate dhe 4,7 mijë ton kastraveca. U eksportuan 14 mijë ton fruta, 23 mijë ton shalqinj dhe 11 mijë ton bimë medicinale, edhe pse vlera e këtyre të fundit është me e larta ndër produktet bujqësore të eskportuara.

Referuar vlerës monetare eksporti i produkteve të agro industrisë ka pasur epërsi ndaj bujqësisë dhe blegtorisë. Ndër produktet kryesore të industrisë së përpunuar janë sardelet/açuge me një vlerë prej 3.8 miliard lëkë.
Eksporti i produkteve bujqësore dominohet nga bimët mjekësore me vlerë 3.5 miliard lekë, pasuar nga perimet me 2.1 miliard, nga të cilat vlera më e madhe i takon eksportit të domateve me rreth 1.49 miliard lekë krahasuar me 800 milion lekë gjatë vitit 2013. Eksporti i frutave kap shifrën e 1.5 miliard lekëve krahasuar me 900 milion lekë gjatë vitit 2013.

Bazuar në raportin e FMN-së defiçiti i llogarisë korrente në Shqipëri ka gjasa të qëndrojë i lartë gjatë 2015-tës. Në një periudhë afatmesme ky defiçit do të pësojë një rënie për shkak të përmirësimit të kapacitetit të eksportit, zëvendësimit të produkteve të importuara (pra me produkte vendase) dhe nga rënia e nevojave për importim të projekte nga Investimet e Huaja Direkte.
Produktet bujqësore vendase duket pra se do të vijojnë trendin rritës në sasi, por ç’ështe më e rëndësishmja edhe në cilësi, duke konkuruar dhe zëvendësuar produktet e importit. Në Evropë, Shqipëria ka hyrë tashmë bindshëm përmes bujqësisë.

         Burimi: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave

            Burimi: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave