Llojet e thjeshta të çajrave artizanalë me formë sferike dhe të lidhur me dorë, janë prodhuar në Kinë për qindra vjet me rradhë.
Teknika e tyre u perfeksionua edhe më tepër gjatë viteve 1980 dhe vitet e fundit, ato janë bërë shumë të njohura në Amerikën e Veriut dhe Evropë.
Si bëhen çajrat lule?
Ato shpesh bëhen me varietete të çajit të bardhë, të cilët kanë sytha të gjatë e të butë.
Gjethet përpunohen në çaj (zakonisht në çaj jeshil, por ndonjëherë në çaj të bardhë ose të zi), më pas lagen dhe u jepet formë me dorë.
Duke përdorur bimët e sigurta për konsum, krijohen tufa me rreth 20 gjethe dhe qepen në formën e tyre tipike
Ato mund të mbështillen me leckë dhe lihen të thahen. Kjo i ndihmon të ruajnë më mirë formën e tyre.
Përse është kaq i njohur?
Ky lloji çaji shquhet më tepër për pamjen sesa për shijen e tij.
Shumë prej tyre përmbajnë një lule ose lule të shumta por jo të gjithë përmbajnë lule të vërteta.
Lulet e zakonshme që përdoren për krijimin e tyre janë karafili, krizantema, amaranthi, jasemini, zambaku dhe trëndafil dhe janë të sigurta për konsum.
Kur futen në ujë të ngrohtë këto toptha lulesh hapen duke krujuar forma të bukura dhe të çuditshme.
Paraqitja e veçantë i ka bërë ato një fenomen edhe në rrjetet sociale, ku procesi i hapjes është i ndryshëm dhe surprizues për të gjithë.
Shumica e çajrave lule kanë një aromë mjaft neutrale sepse procesi i formësimit komprometon shijen e çajit.
Në përgjithësi, lulet që gjenden brenda tyre nuk shtojnë shumë aromë.
Disa aromatizohen me lule jasemini ose me aroma të tjera për të kompensuar mungesën e shijes në gjethet e çajit.
Megjithatë lule si krizantema, jasemini dhe trëndafili mund të shijohen në disa raste.
Në fund të fundit e gjithë ideja është të shijoni pamjen e tyre, kështu që një enë qelqi është zgjidhja më e mirë për këtë./AgroWeb.org