A Është Koha E Duhur Për Të Shkuar Tek Parukieri?

401 0

Në një kohë kur bizneset në të gjithë vendin po rihapen pas pandemisë së COVID-19,  shumë njerëz përballen me vendime të rëndësishme.

Një prej tyre ka të bëjë me rikthimin drejt rutinës së zakonshme përpara pandemisë ku përfshihet edhe frekuentimi i qendrave estetike.

Shqetësimi mbi protokollet e higjenës dhe aspekte të rëndësishme të sigurisë, është tërësisht i justifikuar.

A Është Koha E Duhur Për Të Shkuar Në Qendra Estetike?

Shumë ekspertë nga vende të ndryshme të botës të goditura fort nga koronavirusi, këshillojnë shmangien e trajtimeve të kozmetikës në zonat e konsideruara si të kuqe.

Mbajtja e maskave është shumë e domosdoshme për të penguar përhapjen e virusit nga një klient tek tjetri.

Përpara se të lini një takim, ekspertët këshillojnë që të informoheni mirë për protokollet e sigurisë që zbaton një qendër e caktuar.

Zgjidhni një orar më pak të frekuentuar dhe përmbajuni rregullave të higjenës siç është larja e duarve por edhe distancimi fizik.

Në këto ambiente rreziku është më i lartë sepse flokët nuk priten dot në distancë dhe as manikyri nuk bëhet në distancë.

Për më tepër, një trajtim flokësh ose thonjësh zgjat minimalisht 40 minuta, që do të thotë se në këtë hark kohor ju do të jeni të ekspozuar ndaj dikujt që mund të jetë asimptomatik.

Kësisoj si punonjësja e qendrës, ashtu edhe ju, duhet të mbani maskë për të ulur sa më shumë rrezikun e infektimit.

Në këtë aspekt duhet marrë në konsideratë edhe fakti se shumë njerëz mund të jenë të infektuar me COVID-19 por nuk e dinë se e kanë virusin dhe ekspozimi juaj i gjatë në një qendër estetike mund të rrisë rrezikun që ju kanoset.

Nëpër qendrat estetike në vende të ndryshme të botës, klientëve po u kërkohet që të mbajnë veshur dorezat edhe kur bëjnë manikyr ose pedikyr.

Punonjësit presin me gërshërë vetëm pjesën e gishtave të dorezave dhe kryejnë punën.

Një rrezik tjetër që mund t’ju kanoset vjen nga përdorimi i të njëjtave mjete për klientë të ndryshëm dhe pasiguritë për disinfektimin e tyre të plotë.

Pyetjes  a është koha e duhur për të shkuar në qendra të tilla mund t’i përgjigjeni vetëm ju, por përpara se të shkoni në një ambient të tillë, informohuni dhe kini kujdes. /AgroWeb.org