A Po Përparon Shkenca Në Trajtimet Shtesë Kundër COVID-19?

493 0

Vaksina kundër COVID-19 kërkon 12-18 muaj të krijohet e gjatë kësaj kohe, shkencëtarët po punojnë fort për të zbuluar trajtimet më të mira shtesë kundër këtij virusi, specifikat e të cilave i gjeni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Hidroksilklorina

Në mars të këtij viti, presidenti Donald Trump përmendi një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar malarien, si opsion për trajtimin e koronavirusit. Trump tha se klorokinaose hidroksilklorina,mund të jetë një trajtim i mundshëm premtues për virusin COVID-19.

Deri para kësaj deklarate, pjesa më e madhe e popullësisë globale nuk kishte dëgjuar për hidroksiklorinën.

Në kushte laboratorike ky ilaç ka arritur të pengojë zaptimin e qelizave nga ana e koronavirusit.

Ai në fakt është përdorur prej vitesh për të frenojë sistemin imunitar tek njerëzit që kanë sëmundje auto-imunitare, pra kur imuniteti sulmon veten.

Megjithatë deri më tani nuk është ende e qartë nëse ky ilaç vlen për të gjithë njerëzit që nuk kanë imunitet të njëjtë.

Ky ilaç ndikon tek shëndeti i zemrës dhe kërkon shumë kujdes dhe mbikqyrje afatgjatë.

Ilaçet Kundër HIV/AIDS

Një ilaç tjetër që është përmendur si trajtim i mundshëm kundër COVID-19 është remdesiviri, një medikament që përdoret kundër HIV/AIDS dhe Hepatitit C.

Ai shenjëstron enzimat që virusi i përdor për të replikuar kodin genetik.

Funksionon pak a shumë si Kali i Trojës.  Në fillim ky ilaç u krijua kundër Ebolës dhe pavarësisht fillimeve premtuese, në eksperimentet klinike ai dështoi.

Tani ai po përmendet si mundësi në trajtimin e koronavirusit.

Studimet për efikasitetin e këtij ilaçi janë të pamjaftueshme dhe eksperimentet klinike duhet të jenë të një shkalle të gjërë për të kuptuar nëse ai është efikas apo jo.

Terapia e Antitrupave

Terapia e antitrupave synon të forcojë aftësinë e sistemit imunitar për identifikimin dhe neutralizimin e virusit.

Antitrupat janë molekula që kanë formën e Y-së dhe çlirohen nga qelizat imunitare. Ato lidhen me virusin dhe lëshojnë alarmin që imuniteti të shkatërrojë qelizat e virusit.

Një qasje tjetër ndaj kësaj alternative trajtimi është përdorimi i antitrupave në plazmën e gjakut duke i marrë ato nga dikush që e ka kaluar sëmundjen.

Megjithatë, edhe kjo terapi është e parakohshme dhe shoqërohet me shumë pikëpyetje.

Shkencëtarët nuk dinë akoma cilët antitrupa funksionojnë më mirë, sa është sasia e nevojshme dhe çfarë mund të ndodhë nëse ato transferohen në organizmin e dikujt tjetër.

Ilaçet Kundër Artritit Reumatoid

Në momentin kur një njeri sëmuret rëndë prej COVID-19, problemi nuk qëndron më tek virusi por tek sistemi imunitar i cili mobilizohet në mënyrë të tejskajshme për të krijuar fenomenin e njohur si stuhi citokine.

Citokinat janë molekula që sinjalizojnë reagimet e imunitetit dhe orientojnë qelizat të sulmojnë organizmat e huaj në trup.

Kur sistemi imunitar mobilizohet në mënyrë të tejskajshme, qelizat e imunitetit shkatërrojnë indet e shëndetshme.

Eksperimentet klinike të ilaçeve kundër artritit reumatoid që përpiqen të shmangin stuhi të tilla janë kontradiktore sepse reagojnë ndryshe në varësi të organizmit.

Edhe nëse shkencëtarët arrijnë të krijojnë me sukses vaksinën kundër COVID-19,  ka pikëpyetje në lidhje me mënyrën se si do të reagojë organizmi i të moshuarve apo atyre me sistem imunitar të kompromentuar.

Aktualisht, sfida kryesore është gjetja e një trajtimi që ul rrezikun e vdekshmërisë, por deri më tani shkencëtarët thonë me bindje se nuk do të ketë një mënyrë perfekte trajtimi e infeksionit të COVID-19./AgroWeb.org