AGIS sistemi inovativ për rritjen e financimit dhe punësimit në sektorin agro

568 0

Një sistem unik, i domosdoshëm, inovativ i ardhur në momentin e duhur për rritjen e bizneseve agro, por jo vetëm. Është pritur me shumë interes sistemi më i ri AGIS, burimi më i besueshëm e më gjithëpërfshirës i statistikave dhe të dhënave bujqësore në Shqipëri.

Platforma inovative dhe profesionale AGIS, e para e këtij niveli në vend, u prezantua sot nga Ambasada e Zvicrës dhe projekti i saj RisiAlbania në partneritet me Creative Business Solutions, CBS.

‘Një iniciativë të shkëlqyer’ e quajti Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, Sistemin e Informacionit dhe Inteligjencës për Bujqësinë, AGIS.

‘Shpesh të dhënat janë kontradiktore, tha Ministri Panariti. E dini se çfarë pasigurie sjell mungesa e informacionit pë të gjitha hallkat e sektorit? AGIS, vijoi ai, është një sistem unik që do të shërbej&eumeuml; si një pikë referimi për fermerët, do të orientojë kontratat e shitblerjeve, do të pengojë spekulantët e do të rrisë financimin e sektorit përmes informimit. Në fushën e statistikave bujqësore, ne po ndërmarrim një revolucion të vërtetë. Kjo platformë do të shërbejë për një bursë potenciale të produkteve agrare dhe, ku çmimet të përcaktohen mbi bazën e një ankandi fillestar në mënyrë të organizuar, me pjesmarrjen e prodhuesve, blerësve dhe eksportuesve. Informacionet e statistikat bujqësore, që ndodhen në këtë platformë, janë një pikënisje per çdo investim ne bujqësi. Duke vepruar si një sistem dinamik të dhënash, shumë shpejt AGIS do të kthehet në një element qëndror për këtë sektor.

‘Jam shumë i lumtur, theksoi Ministri Panariti, që AGIS do të më shërbejë edhe mua për të matur punën, arritjet dhe vizionin e këtij sektori.’

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti e cilësoi sistemin e Informacionit dhe Inteligjencës për Bujqësinë, AGIS një pikënisje për çdo investim në bujqësi. Foto: Ina Kosta/AgroWeb

Ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf në fjalën e tij përshëndetëse në takim theksoi domosdoshmërinë e financimit të SME-ve dhe të sektorit bujqësor përmes platformave inovative si AGIS, e cila ofron informacion të plotë mbi bujqësinë, përfshirë të dhëna të detajuara mbi prodhimin, tregëtinë dhe financat, me synim rritjen e kredidhënies për SME-të shqiptare.

‘Bujqësia është sektor me potencial shumë të madh, që punëson 50% të popullsisë e që ka kontribut domethënës në GDP e vendit, tha zoti Graf. Financimi i bujqësisë është prioritet dhe kjo platformë do të shërbejë si një fillim i mbarë që do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë. Ky sistem përmes të dhënave të sakta e të mirëmbajtura do të disiplinojë të gjitha hallkat e sektorit. AGIS vjen në kohën e duhur për të nxitur financimin e për rrjedhojë edhe punësimin e të rinjve, çështje që ne do të vijojmë ta mbështesim, tha Almbasadori Graf.

Ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf theksoi se AGIS vjen në kohën e duhur për të nxitur financimin e për rrjedhojë edhe punësimin e të rinjve. Foto: Ina Kosta/AgroWeb

Drejtori ekzekutiv i CBS Enio Jaço, duke falenderuar Ministrin Panariti dhe ambasadorin Graf për mbështetjen e madhe dhënë në ngritjen e këtij sitemi, theksoi se AGIS do të jetë një platformë e

qëndrueshme, e cila do të shërbejë si një sistem unik që mbledh të gjitha të dhënat zyrtare për bujqësinë shqiptare. AGIS, thesoi ai, do të shndërrohet në një platformë të qendërzuar informacioni, që do të rrisë kredidhënien bankare për SME-të në përgjithësi dhe do të lehtësojë analizat e kredive për ekspertët bankarë dhe analistët e tregut.

Edlira Muedini, Menaxhere e projektit RisiAlbana theksoi se AGIS do të jetë padyshim një platform dinamike. RisiAlbania tha ajo ka qenë gjithnjë në mbështetje të punësimit të të rinjve dhe kjo platformë duke rritur zhvillimin e bujqësisë do t’i shërbëjë më së mirë punësimit në këtë sektor. Aksesi i fermerëve në financim është shumë i domosdoshëm, tha znj Muedini, ndërkohë që në po përpiqëmi për uljen e kostos dhe rritjen eficencës për çertifikimet BIO dhe për rritjen e sektorit të bimëve medicinale.

Përfaqësuesit e Bankave kryesore në Shqipëri e cilësuan AGIS një platformë me standarde shumë të larta që do t’i shërbeje vendimmarrjes bankare duke lehtësuar kreditimin e agrobizneseve.
Më në fund thanë ata, kjo platformë është në funksion të plotë e do të shkurtojë kohën e humbur të bankave për të marrë informacionin që u duhet për më shumë kredidhënie agrobiznesit e për të zgjeruar kështu portofolin e kredive agro.
AGIS u cilua nga të gjithë, në dritë jeshile për financimin e biznesit, ndezur në momentin e duhur.

Çfarë është AGIS?

AGIS (www.agis.al) është një platformë elektronike profesionale dhe burim gjithëpërfshirës të dhënash mbi Bujqësinë në Shqipëri, zhvilluar në funksion të profesionistëve bankarë, konsulentëve të biznesit, ekspertëve të bujqësisë, studiuesve dhe agrobizneseve. Kjo platformë përfshin:
–  Informacion të hollësishëm statistikor për mbi 75 produkte bujqësore dhe blegtorale.
– Të dhëna zyrtare për industrinë e agro-përpunimit, përfshirë këtu statistika për agro-përpunuesit sipas llojit të aktivitetit, rajonit, punësimit sipas sektorëve dhe të dhëna për nivelin e prodhimit për mbi 170 produkte.
– Statistika mbi importin dhe eksportin për mbi 100 produkte bujqësore dhe agropërpunimi.
–  Ciklin e prodhimit për 24 produkte bujqësore, kalendarin e detajuar të aktiviteteve që nga mbjellja deri tek vjelja dhe shitja e produktit, kostot e prodhimit dhe flukset e pritshme monetare të agrobiznesit.
–  Një pamje gjithëpërfshirëse mbi kreditimin e biznesit nga Sektori Bankar në Shqipëri.
 – Informacion të përgjithshëm mbi Zinxhirin e Vlerës në Bujqësi, të dhëna krahasuese me BE-28, Financimi Alternativ i Bujqësisë, Çmimet e Referencës për Pasurinë e Paluajtshme dhe Kërkesat për Liçensimin e Agrobiznesit.

Të dhënat zyrtare janë vënë në dispozicion nga partnerët institucionalë, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, INSTAT dhe Bankën e Shqipërisë. Të dhënat dhe informacioni mirëmbahen rregullisht dhe përditësohen në mënyrë të vazhdueshme dhe dinamike./AgroWeb.org