Alergjia Ndaj Penicilinës – Si Të Dalloni Shenjat Dhe Çfarë Duhet Të Bëni

880 0

Alergjia ndaj penicilinës është një reagim i sistemit imunitar kur ky i fundit e ngatërron medikamentin me një substancë të dëmshme.

Kjo do të thotë që trupi i personave alergjikë mendon që pencilina është një infeksion dhe jo një antibiotik.

Ekspertë thonë se sistemi imunitar i njeriut duhet të ekspozohet të paktën një herë në jetë ndaj penicilinës që të kuptojë nëse ka ndjeshmëri të lartë ndaj saj.

Simptomat e Alergjisë Ndaj Penicilinës

Alergjia ndaj penicilinës manifestohet me shenja dhe simptoma të ndryshme të cilat shfaqen brenda një ore pas injektimit me penicilinë.

Simptomat në fjalë kanë të bëjnë me :

Pezmatimin e lëkurës,

Kruarje dhe skuqje të saj,

Temperaturën e lartë,

Enjtje,

Vështirësinë në frymëmarrje,

Rrjedhjen e hundëve dhe lotimin e syve.

Në disa raste specifike, personi që është alergjik ndaj pencilinës kërcënohet nga anafilaksia, një reagim vdekjeprurës që shpërqendron funksionet e shumë organeve.

Prej saj, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen duke penguar marrjen e frymës.

AgroWeb.org këshillon të shkoni urgjentisht te mjeku në rast se vëreni marrje fryme pas penecilinës, pasi ka zgjidhje mjekësore.

Simptoma e rradhës është e vjella, diarea, marramendja dhe rrahje të ulëta të zemrës.

Bashkë me to ulet edhe tensioni i gjakut dhe njeriut i bie të fikët.

Efektet Anësore Të Penicilinës

Njerëzit duhet të tregohen të vëmendshëm që të dallojnë nëse reagimi ndaj penicilinës është një efekt anësor apo alergji e mirëfilltë.

Siç ndodh rëndom me medikamentet e tjera edhe penicilina shoqërohet me efekte anësore.

Këto efekte përfshijnë marramendja, diarea, dhimbjet e kokës e të tjerë.

Këto efekte mund të jenë një reagim ndaj infeksionit dhe mund të ngatërrhohen lehtë me një reagim alergjik.

Nëse keni dyshime mbi reagimin e imunitetit tuaj ndaj pencilinës është më mirë që të shkoni menjëherë tek një mjek sepse alergjia ndaj penicilinës është e rrezikshme.

Njerëzit alergjikë ose të ndjeshëm ndaj medikamenteve të tjera janë më të prirur të preken nga alergjia ndaj penicilinës, thonë ekspertët.

Të qenit të vëmendshëm ndaj kësaj alergjie mund t’ju shpëtojë jetën në rastet e shtrimit në spital apo kanosjes nga një infeksion a sëmundje tjetër./AgroWeb.org