Avokado – Trendi i një jete të shëndetshme

948 0

Nëse jeni të apasionuar pas platformave dhe blogjeve për shëndetësinë në internet, atëherë duhet ta kuptoni më mirë dashurinë e shumë njerëzve për avokadon. Në këtë artikull në AgroWeb, duam të ndajmë me ju vlerat fantastike të këtij fruti të jashtëzakonshëm (po, avokado është frut!) si dhe disa receta të shijshme.

Vlerat e avokados 

1. Është jashtëzakonisht ushqyese. Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor.
2. Përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.
3. Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin.
4. Është plot me fibra. Fibra ndihmon me rënien në peshë, ul nivelin e sheqernave në gjak dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
5. Mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit. Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak.
6. Është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm. Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrezikut e sëmundjeve të tij.
7. Mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshë.

Kuriozitete për avokadon

1. Avokado është një frut klimaterik që do të thotë se lulëzon në pemë por piqet pasi këputet ose pasi bie prej saj.
2. Avokadot duhet të ishin zhdukur para shumë kohësh për shkak t&eumeuml; disa kafshëve të mëdha të ngjashme me elefantin me emrin gomphothere, të cilat e konsumonin shumë frutin (dhe si rrjedhojë ndihmonin edhe në mbjelljen e farave të avokados) por që janë zhdukur nga toka. Fatmirësisht, njerëzit ndërhynë, dhe avokadot nuk e vunë kurrë re mungesën e kafshëve gjigande avokado-dashëse.
3. Avokado është një ushqim i sigurt për fëmijët.
4. Pemët e avokados nuk pllenohen vetë. Ato kanë nevojë për njëra tjetrën që të përfundojnë proçesin e pllenimit dhe të çelin fruta.
5. Avokado do të piqet më shpejt nëse vendoset pranë një bananeje apo një molle.
6. Mund ta përdorni avokadon në pjekje për të zëvendësuar gjalpin.
7. Mos u mjaftoni me ngrënien e avokados për të marrë vlerat e tyre. Maskat me avokado bëjnë mrekullira për flokët dhe fytyrën tuaj.

Recetat e preferuara

1. Salcë për hamburger dhe panine
Përdorni avokado të shtypur me dy lugë gjelle me majdanoz të freskët, ¼ lugë çaji me kripë, pak piper dhe pak lëng limoni. Shërbejeni me një panine, ose përdoreni për të zëvëndësuar gjalpin dhe majonezën në sanduiç dhe hamburger

2. Salcë për sallata
Përzieni gjysëm avokado, djathë kaçkavall, ¼ gotë me kos të thjeshtë, ¼ gotë me limon, majdanoz, 2 lugë gjelle me vaj ulliri, â…“ gotë me ujë, gjysëm lugë gjelle me kripë, piper dhe përzijini në një mikser. Përgatisni sallatën jeshile, hidhni mish pule zgare, bizele dhe hidhini sipër salcën me avokado.

3. Për një mëngjes të shijshëm
Thekni bukën. Skuqni vezët dhe prisni avokadon në feta të vogla. Përgatisni një tost duke vendosur avokadon, vezët e skuqura, proshutë ose djathë kaçkavall.

4. Salca tradicionale guakamole
Shtypni tulin e avokados në një enë me lëng limoni. Shtoni gjysëm kokrre të prerë qepe të bardhë ose të kuqe, 1 domate të prerë në kubikë (hiqni farat), kripë dhe piper sipas shijes. Shërbejeni si salcë për të ngjyer patatina ose pita.

5. Avokado për ëmbëlsirë
Ngroheni furrën në 180 gradë. Merrni një tigan dhe yndyroseni. Përgatisni një pure avokado duke marrë gjysmën e frutit dhe duke e përzjerë me ¼ gotë me vaj ulliri. Kur masa të jetë e butë, shtoni 1 filxhan miell, gjysëm filxhani me kakao, gjysëm filxhani me sheqer të bardhë dhe ¼ e filxhanit me sheqer të kafenjtë. Shtoni 1 lugë çaji sodë buke, gjysëm luge çaji me kripë, ¾ e filxhanit me ujë, 2 lugë çaji me uthull ose lëng limoni dhe përzijini së bashku. Masën e qullët shpërndajeni në mënyrë të barabartë në tepsi ose tigan, piqeni për 15-20 minuta. Kontrolloni pjekjen dhe lejojeni të ftohet.
Shpresoj që eksperienca juaj me avokadon të jetë vërtetë fantastike. Ndani me ne recetat tuaja të preferuara. Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org