Fruti fisnik me vlera të jashtëzakonshme

404 0

Rrushi mban kurorën e një fruti fisnik, që garanton një jetë të shëndetshme dhe plot shije. E gjejmë në tre ngjyra: të kuq, të zi dhe të gjelbër. Rrushi përmban antioksidantë, vitamin C, A, B6, minerale të rëndësishme si kalium, hekur, fosfor, magnez dhe selenium. Rrushi konsiderohet gjithashtu një frut energji-sjellës.

Vlerat shëndetësore të rrushit përfshijnë aftësinë për të trajtuar konstipacionin, tretjen e çrregullt, lodhjen, çrregullimet e veshkave, dhe problemet me sytë. Rrushi përmban flavonoidë ose antioksidantë të fuqishëm që zvogëlojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe plakja e hershme.

Në Shqipëri veç rrushit të tavolinës me ose pa aromë, gjenden shumë varietate rrushi per verë si Kallmet, Moskat, shesh i bardhe, shesh i Zi etj. Zonat më të pasura me rrush janë Shkora, Lezha, Shqipëria e Mesme Berati, por edhe Pogradeci e Korça.

Vlerat shëndetësore të rrushit

Azma: Rrushi ka vlera terapeutike dhe mund të përdoret kundër azmës. Për më tepër, ky frut ka aftësi të larta hidratuese dhe si rrjedhojë parandalon shfaqjen e azmës.
Shëndeti i kockave: Rrushi është një burim i pasur mikro nutrientësh si bakri, hekuri dhe mangani që ndihmojnë në formimin dhe forcimin e kockave. Mangani që gjendet tek rrushi ndihmon në formimin e kolagjenit dhe funksionet e sistemit nervor.

Sëmundjet e zemrës: Rrushi parandalon trombozën dhe zvogëlon shanset e atakut në zemër. Antioksidantët që gjenden tek rrushi parandalojnë oksidimin e kolesterolit që bllokon enët e gjakut dhe është faktori kryesor për disa sëmundje koronare.

Rrushi përmban një sërë flavonoidësh të cilët i japin frutit ngjyrat karakteristike. Këto flavonoidë luftojnë radikalet e lira dhe dëmet e shkaktuara në enët e gjakut duke përzënë toksinat jashtë organizmit

Migrena: Lëngu i rrushit është një alternativë shumë e mirë për të kuruar migrenën. Lëngun e rrushit duhet ta pini esëll në mëngjes pa e shoqëruar me ujë. Ironia në këtë këshillë qëndron se vera e kuqe zakonisht konsiderohet si shkaktare e migrenës, por lëngu i papërpunuar i rrushit dhe farat e tij konsiderohen si zgjidhje e problemit. Migrena shkaktohet nga një sërë problemesh dhe është e vështirë të gjesh një fajtor të vetëm, por rrushi ka aq shumë antioksidantë sa mund të shkaktojë dhe kurojë të njëjtën sëmundje.

Konstipacioni: Rrushi është efektiv në kapërcimin dhe eliminimin e konstipacionit sepse konsiderohet si një ushqim laksativ falë përmbajtjes së acidit organik, sheqerit dhe celulozës. Rrushi shërben si tonik për muskujt e sistemit tretës dhe stomakut. Rrushi është i pasur në fibër të patretshme që promovon formimin e një jashtëqitjeje të rregullt.

Tretja e çrregullt: Rrushi luan një rol të rëndësishëm kundër dispepsisë, dhe çrregullimeve me tretjen. Konsiderohet si një ushqim i lehtë dhe miqësor me stomakun.

Lodhja: Lëngu i rrushit (të bardhë) konsiderohet si një suplement i hekurit dhe parandalon lodhjen. Anemia është një problem i rëndë dhe ngrënia e rrushit mban në nivel të lartë hekurin dhe mineralet në organizëm. Mungesa e hekurit bën që të ndiheni të këputur dhe truri nuk funksionon siç duhet. Ndërkohë lëngu i rrushit me ngjyrë nuk ka të njëjtën forcë dhe mund të ulë nivelet e hekurit.

Çrregullimet me veshkat: Rrushi mund të ulë aciditetin e acidit urik, duke reduktuar stresin dhe presionin tek veshkat. Duke qenë se rrushi ka një përmbajtje të lartë të ujit, ato nxisin urinimin. Rrushi ka një efekt pastrues në organizëm falë përmbajtjes së antioksidantëve.

Kolesteroli në gjak: Rrushi ka aftësinë të ulë kolesterolin falë antioksidantëve të shumtë por ka vlera kundër kancerit. Për më tepër rrushi i kuq ka vlera anti bakteriale dhe të mbron nga infeksionet në disa organe të trupit.

Sëmundja e Alzheimerit: Resveratroli që gjendet tek rrushi është i rëndësishëm për shëndetin e trurit dhe vonon shfaqjen e sëmundjeve nervore siç është edhe sëmundja e Alzheimerit. Një studimi publikuar në British Journal of Nutrition shpjegon që lëngu i rrushit mund të përmirësojë ndjeshëm funksionet e trurit tek pacientët që hasin çrregullime nervore. Studimet për efektet e rrushit në sistemin nervor vazhdojnë akoma dhe janë premtuese./AgroWeb,org