Bashkimi Europian – 92 milion Euro për bujqësinë shqiptare

452 0

Të jesh fermer në Shqipëri do të thotë të jetosh me shpresë. Me shpresë në mot, me shpresë në farëra të mira, me shpresë, madje me shumë shpresë në financim. Bujqësia shqiptare jeton në kohën e një paradoksi. Në paradoksin e të qenurit sektori i vetëm me rritje ekonomike dhe financimit të saj të pakët qoftë nga sektori bankar, qoftë nga skemat mbështetëse. Por ka edhe një paradoks të dytë: pamundësia e fermerëve në përthithjen e granteve për bujqësinë.

Prej vitit 2007 Shqipëria përfiton prej Instrumentit të Para Aderimit (IPA), që mbështet vendet kandidate që të përmbushin kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

IPA ka një komponent të Zhvillimit Rural (IPARD), i cili i siguron vendeve kandidate të BE-së, asistencë për implementimin e programeve shumëvjeçare për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale si dhe në përgatitjen e tyre për zbatimin e politikave dhe ligjeve të BE-së.

Bashkimi Europian fond prej 92 milion Euro për bujqësinë shqiptare

Bashkimi Europian përmes IPA-s ka parashikuar për sektorin e bujqësisë shqiptare një fond prej 92 milion euro për mbështetjen e bujqësisë për vitet 2014-2020. Këto fonde do të kenë rritje progresive nga 9 milion Euro për vitin 2015 deri në 52 milion euro për vitet 2018-2020. Fondet e Bashkimit Europian mbulojnë deri në 65% të vlerës së investimit në Fermat Bujqësore dhe në investime në Përpunimin dhe Tregtimin e Produkteve Bujqësore. Fermerët shqiptarë mund të përfitojnë këto fonde përmes aplikimeve që IPARD do të hapë çdo vit me vlera financiare si më poshtë;

 

Sfidat e përthithjes së fondeve të BE-së

Në vitin 2012 BE-ja përmes skemës IPARD-like akordoi një fond prej 8.2 milion euro për Bujqësinë Shqiptare. Për dy vite me rradhë fermerët dhe agrobizneset shqiptare nuk arritën dot të përthithin këto fonde edhe pse u bënë tri thirrje për aplikime përgjatë dy viteve. Shaku? Kryesisht mungesa e kapaciteteve të agrobizneseve për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar.

Shpresa Shkalla, administrator e biznesit të saj të vajit Shkalla Sh, tregoi për agroweb se nuk arriti të fitojë dot financim nga IPARD pasi aplikimi i saj nuk u kualifikua si fitues. Shpresa pohon vështirësitë në plotësimin e kërkesave rigoroze të dokumentacionit dhe domosdoshmërinë e konsulencës së specializuar për fermerët dhe agrobizneset në plotësimin e aplikimeve.

Në raportin strategjik të IPA-s për Shqipërinë, publikuar së fundmi theksohet se, megjithë përparimin e bërë deri më tani, në Shqipëri mbetet ende sfidë prodhimi i ulët bujqësor dhe zonat rurale të pazhvilluara. Fermerët dhe agro-bizneset nuk janë ende mjaftueshëmrisht të përgatitur të menaxhojnë mundësitë dhe sfidat që rrjedhin nga integrimi në tregjet europiane. Aktualisht bujqësia mbahet kryesisht me ndihmat mbështetëse financiare ndërsa fermat janë ende të vogla për shkak të ndarjes në parcela të vogla. Termi “fermer” nuk është zhvilluar aq sa duhet në legjislacionin shqiptar. Bujqësia konsiderohet një punë intensive me një nivel të ulët prodhimtarie dhe eficense si rezultat i nivelit të ulët teknologjik dhe nivelit të pamjaftueshëm të njohurive të duhura. Investimi i përgjithshëm në sektorin agro-ushqimor është i pakët.

Financimi i bujqësisë mbetet i kufizuar, krahasuar me nevojën e sektorit si dhe me financimin e bujqësisë në vendet e tjera në rajon, thuhet në raport. Për më tepër, masat mbështetëse kombëtare japin më shumë mbështetje financiare me grante për prodhuesit aktualë sesa për promovimin e konkurencës dhe lehtësimin e kredimarrjeve. Kapacitetet administrative mbeten të ulta dhe BE rekomandon q&eueuml; Shqipëria duhet të zgjeroje kapacitetet administrative në mënyrë që të jetë në gjendje të përafrojë legjislacionin dhe politikat e saj me kërkesat e Bashkimit Europian.