Bizneset Solidarizohen. Fasoneria nga Durrësi Ofron Veshje Mbrojtëse për Mjekët

424 0

Një nismë të veçantë ka ndërmarrë një biznes fason në qytetin e Durrësit, për t’i ardhur në ndihmë bluzave të bardha në betejën e tyre me koronavirusin.

Geri Çuçi, administrator i “Rita Narazani”, tha se kanë nisur prodhimin e veshjeve dhe të maskave për mjekët që po përballen me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Kanë gjetur copat specifike që mbrojnë mjekët nga depërtimi i virusit, dhe po ashtu kanë marrë edhe dakordësinë dhe falënderimet e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë iniciativë humane.

Solidaritet

Por që t’ia dalin deri në fund, duhet edhe ndihma e bizneseve të tjerë. Geri Çuçi bën apel përmes ekranit të Report Tv.

“Ne kishim një sasi copash shumë specifike për tuta, dhe vendosëm t’i bënim për mjekët, t’ia dhuronim Ministrisë së Shëndetësisë. I morën në telefon dhe ramë dakord për sasinë e tutave.

Ne vumë postimin në rrjetet sociale, për të sensibilizuar biznesmenët, fasoneritë se kush ka këtë lloj materiali që i mbron mjekët nga virusi të na kontaktojë dhe së bashku mund të bëjmë një prodhim dhe të vazhdojmë me këtë nismë.

Po nuk u bashkuan bizneset që gjë të tillë nuk mund ta përballosh, sepse copa është shumë specifike për industrinë medikale, apo ushtarake, se si copë përdoret edhe për xhupat anti-plumb. Copa ka çmim të lartë duke e përballuar vetëm një biznes.

Bashkëpunim

Sepse ky koronavirus na vret edhe ne si biznes, see klientët tona nga Italia na kanë mbylle rubinetet nga çdo anë.

Ta përballojmë vetëm është shumë për ne, ndaj kërkuam edhe ndihmën e biznesmenëve të tjerë. Jemi duke u informuar në Itali sa i përket këtyre materiale dhe t’i vëmë çmim vetëm si copë po nuk gjetëm partnerë të tjerë për të na mbështetur. Çmimin e fasonit do e vëmë ne.

Është material i sigurt për mjekët se ka specifikat teknike, nuk lë të depërtojë asgjë. Ky material mund të ripërdoret, mund të lahet mund të dezinfektohet, nuk është një përdorimesh”, tha Geri Çuçi për Report Tv në një lidhje me Skype nga banesa e tij në qytetin e Durrësit./Marrë nga Report Tv