Bllokohen 180 Kg Djathë Me Niseshte – Si Ta Zbuloni Nëse Djathi Është i Manipuluar

445 0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar sot një sasi prej 180 kg djathë me niseshte, një fenomen i denoncuar disa herë edhe nga AgroWeb.org.

Sipas njoftimit të AKU, gjatë një kontrolli, në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë,  inspektorët sekuestruan 180 kg produkt djathi, i cili rezultoi që në përbërje të tij kishte niseshte.

Njoftimi i AKU

“Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvllimit Rural nëpërmjet Auteritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve të vazhdueshme ndaj çdo subjekti tregtar, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend. Kështu, gjatë një kontrolli, në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë,  inspektorët e AKU-së kanë bllokuar 180 kg produkt djathi, i cili rezultoi që në përbërje të tij kishte niseshte.

Nga inspektimet e mëtejshme u konstatua që subjekti me Nipt L52026101D ishte furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore Nr. 2 datë 15.7.2018, nga subjekti Alfred Hila në Shkodër me Nipt K46823021D. Nisur nga ky kontroll, DRAKU Shkodër nisi menjëherë inspektimin në subjektin e lartpërmendur, nga ku konstatoi që subjekti, me Nipt  K46823021D, kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve.

Sipas ligjit në fuqi, çdo subjekt ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer. Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas proçedurës do të asgjesohet.

Djathi i sekuestruar do asgjësohet

“AKU gjykon që është e dukshme kryerja e vepres penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, dhe këtë rast do e depozitojë me shkresë në Prokurori, në kuadër të bashkëpunimit operacional.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, garanton të gjithë konsumatorët që do të vazhdojë të jetë viligjente, duke forcuar dhe vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe instrumentët e duhura institucionale, me qëllim garantimin dhe fuqizmin e sistemit të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore” thuhet në njoftimin e AKU.

AgroWeb.org ka publikuar disa herë artikuj që vijnë në ndihmë të konsumatorëve në lidhje me ccështjen e djathit me niseshte dhe si ta zbulojnë.

Klikoni këtu për të mësuar mbi mënyrën që duhet të dini për të kuptuar nëse djathi që po blini është apo jo me niseshte./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.