Burimet Natyrale të Fuqisë Gjatë Verës

304 0

Burimi më i shëndetshëm i karbohidrateve janë produktet e papërpunuara apo të procesuara minimalisht si drithërat, zarzavatet, frutat dhe fasulet. Ndërkohë që karbohidrate të tjera përfshijnë bukën, qumështin, kokoshkat, patatet, biskotat dhe makaronat.

Kur ne konsumojmë karbohidrate, sistemi ynë tretës i ndryshon ato në glukozë. Ky sheqer më pas kthehet në energji. Në kohët e hershme kur njerëzit nuk ishin në gjendje ta gatuanin ushqimin, karbohidratet ishin të disponueshme në formën e farave dhe të arrave.

Shkencëtarët zbuluan se shpikja e gatimit u mundësoi njerëzve të tresnin niseshten, e cila do të kishte qenë shumë e vështirë për t’u tretur nëse do të konsumohej në formën e vet natyrale.

Në mbështetje të kësaj, ata kanë zbuluar gjithashtu se gjeni i salivës që na lejon të prodhojmë pështymën dhe ndihmon në tretjen e niseshtes, është zhvilluar në të njëjtën kohë kur ka nisur të rritet dhe truri. Studimet thonë se evoluimi i gatimit me rritjen e genit të salivës, kanë rezultuar në rritjen e trurit të njeriut.

Kokoshka misri

Ky është lajmi më i mirë, që kokoshkat janë drithëra të plota. Një kupë përmban 6 gram karbohidrate, 1 nga të cilat është fibër dhe ka vetëm 31 kalori.

Fasulet

Fasulet e bardha apo të zeza, të çfarëdo lloji qofshin përmbajnë një dozë të mirë me fibra dhe shumë pak sheqer. Rreth 30 gramë fasule të zeza përshembull përmbajnë në total 7 gram karbohidrate, 2 nga të cilat janë fibra.

Kungulli

Kungulli është një tjetër karbohidrat me përmbajtje të ulët sheqeri dhe një burim i pasur me fibra. Një kupë me kuba të vegjël kungulli të gatuar përmban afërsisht 22 gram karbohidrate, më shumë se 6 prej të cilave janë fibra.

Tërshërë

Tipi i veçantë i fibrave tek tërshëra është i lidhur me përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në menaxhimin e peshës si dhe me kolesterolin. Vetëm mos e teproni me ëmbëlsuesit shtesë që i hidhni mbi të.

Patate të ëmbla

Çdo patate me lëkurë është një burim shumë i pasur me fibra dhe karbohidrate. Por nëse janë të ëmbla akoma më mirë, pasi kanë vitamin C, proteinë dhe kalium.

Banane

Eshtë një nga frutat e preferuara të atletëve pasi jep energji (karbohidrate) falë sheqerit natyral. Por një banane mesatare gjithashtu përmban 3 gram fibër dhe një dozë të mirë me vitamin B6, thelbësore për më shumë se 100 funksione të ndryshme në trupin e njeriut.

Frutat e Pyllit

Çdo lloj tipi nga frutat e pyllit, do t’ju sigurojë jo vetëm fibra por edhe një mori vitaminash dhe antioksiduesish. Boronicat janë më të të preferuarat, duke qenë se vetëm një kupë ka 84 kalori. Për më tepër që konsumi i boronicave të paktën një herë në javë ndihmon aftësitë rigjeneruese të trurit në procesin e plakjes./AgroWeb.org