Çaji i Trumzës Esëll Në Mëngjes – Si Ta Përdorni Për Shëndetin

8k 0

Trumza është një barishte shumë e çmuar në mjekësinë popullore.

Ajo bën pjesë në familjen botanike të mentes dhe përdoret gjërësisht në terapitë aromatike dhe shëruese. Njihet edhe si timus ose me emrin botanik Thymus vulgaris.

Në lashtësi, trumza është përdorur nga mbretër e perandorë, jo vetëm për t’u dhënë shëndet por edhe për të shëruar depresionin.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org mbi vlerat e çajit të trumzës.

Kundër Baktereve

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i trumzës ka aftësinë të eliminojë bakteret dhe të parandalojë shpërndarjen e tyre nëpër organe, sistemin e frymëmarrjes dhe në plagë.

 Kundër Reumatizmës

Çaji i trumzës shton nxjerrjen e lëngjeve nga trupi dhe largohen edhe toksinat.

Ai stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon kundër reumatizmës dhe sëmundjeve të tjera.

Për Shëndetin E Zemrës

Është mirëbërës për zemrën. Ai qetëson enët e gjakut dhe ul tensionin e gjakut.

Ky çaj forcon muskujt kardiakë dhe tonifikon zemrën.

Kundër Kollës

Çaji i trumzës është i shkëlqyer kundër infeksioneve që shkaktojnë kollë, ftohje dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Si Të Përgatisni Çajin E Trumzës

Në një çajnik hidhni një lugë çaji me trumzë të thatë për  çdo gotë me ujë.

Nëse përdorni trumzë të freskët AgroWeb.org rekomandon të hidhni më shumë.

Bima duhet hedhur në çajnik sapo uji të ketë marrë valë.

Mbulojeni çajnikun dhe lëreni trumzën të çlirojë substancat e saj të vyera për rreth 5 minuta.

Kullojeni dhe servireni duke e shoqëruar me pak mjaltë.

Ky çaj mund të pihet esëll në mëngjes për përfitime maksimale.

Mund ta pini për rreth 15 apo 20 ditë dhe ta përsërisni nëse dëshironi çdo muaj./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.