Çfarë Po Ndodh ? Lëkundje Tërmeti dhe Ulje – Ngritje Ekstreme Temperaturash  

476 0

Lëkundje të forta tërmeti janë rregjistruar sërish sot në qarkun e Korçës.

Sipas BalkanWeb.com bëhet e ditur se lëkundjet janë ndjerë gjatë natës dhe sot në mëngjes, rreth orës 05:49 dhe 07:49. Lëkundjet janë shënuar me magnitudë 2.9 dhe 3.6 të shkallës Rihter.

Gjatë natës janë ndjerë disa lëkundje me magnitudë 2.1 dhe 2.4 të shkallës Rihter.

Ende nuk dihet nëse lëkundjet janë shoqëruar me dëme të tjera materiale.

Kujtojmë që të paktën 184 banesa rezultojnë të dëmtuara nga lëkundjet e mëparshme, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara.

Qindra banorë janë detyruar të strehohen në çadrat e e ngritura nga Forcat e Armatosura.

Zyra sizmike në Korçë më herët tha se 65 lëkundje janë regjistruar brenda 30 orëve në vend. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi.

35 prej këtyre lëkundjeve janë rregjistruar  nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve janë ndjerë nga banorët e Qarkut të Korcës.

Luhatjet e Motit

Sipas MeteoAlb, të cilit i referohet AgroËeb.org dita e sotme do të karakterizohet me stuhi dhe rreshje shiu ndërkohë që dita e sotme do të pësojë rënie të ndjeshme temperaturash.

Situate pritet të jetë e njëjtë edhe për ditën e nesërme, e martë dhe gjatë ditës së mërkurë moti pritet të ketë kthjellime dhe rritje temperaturash.

Sipas të dhënave meteorologjike, pritet që dita e dielë të karakterizohet nga një rritje e lartë temperaturash deri në 32 gradë celcius.

“Orët vijuese, paraqiten me shira të intensitetit deri mesatar në gjithë vendin. Orët e pasdites zhvendosin shirat në zonat Jugore – Jugperëndimore.

Po ashtu, dita e Martë, e mërkura mbeten me shira afat-shkurtër ndërsa pjesa tjetër e javës, sjell diell dhe temperatura të larta 29- 30 gradë C.

E hëna mbetet me shi mesatar dhe lokalisht intensiv deri vonë pasdite kur shiu pakësohet ndjeshëm në vend. E marta vijon me kthjellime e vranësira të herë pas hershme por me shira të përkohshëm vetëm në zona të izoluara Lindore”.

Si Do të Vijojë Java 

“E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territor. Ndërsa temperaturat janë ulur sot në mesditë, rënia vijon edhe të hënën por e marta rrit lehtë temperaturat në vend, më e ndjeshme gjatë mesditës.

E mërkura dhe në vijim sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave; priten maksimume 30°C” thuhet në njoftimin e Meteoalb./AgroWeb.org