Cikloni Mesdhetar Po Afrohet Në Shqipëri – Ja Çfarë Pritet Të Ndodhë

916 0

Cikloni Mesdhetar, i cilësuar me emrin “Ksenofon” i cili ishte paralajmëruar të niste ditën e sotme, e premte 28 shtator 2018, ka goditur fuqishëm zonën jugore të bregdetit të Jonit,

Stuhi të forta dhe me shpejtësi ere marramendëse si pasojë e ciklonit mesdhetar, kanë përfshirë gjithë Greqinë dhe Jugun e Italisë, ndërsa pritet që efektet e tij të përfshijnë edhe Shqipërinë.

Situata ka alarmuar autoritet greke dhe italiane, të cilat kanë lajmëruar se cikloni do të shkaktojë stuhi të forta ere, rrebeshe, shtrëngata si dhe përmbytje e rreshje bore në disa zona.

Në Greqi, shumë shkolla dhe kopshte janë mbyllur, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet ndërsa në shumë zona ka pasur ndërprerje të gjata të energjisë elektrike.

Situata bëhet edhe më alarmante, pasi pas ciklonit “Ksenofon”, ditën e një shtunë mesdheu do të goditet fuqishëm nga një tjetër ciklon i dytë, i cilësuar mediatikisht si cikloni “Zorba”.

Autoritet greke kanë paralajmëruar se cikloni “Zorba” do të jetë edhe më i fortë se cikloni i ditës së sotme, i cili do të sjellë dallgë të larta deri mbi 11 metra.

Ndër pasojat kryesore që pritet të shfaqen nga stuhia janë shirat e rrëmbyer, përmbytje, rreshje të mëdha breshëri dhe madje edhe borë.

Sa preket Shqipëria?

Meteorologu Metodi Marku në një prononcim për Report Tv u shpreh se cikloni do të prekë edhe Shqipërinë, por ndikimi do të jetë shumë i vogël në krahasim me vendet fqinje.

Ai thotë stuhia ka filluar të ndihet me vranësirat dhe rreshje kryesisht në jug të vendit, ndërsa piku është nata e sotme dhe dita e nesërme.

Megjithatë, Marku thekson se ndikimi në Shqipëri do të jetë minimal me rreshje të dobëta në zona të kufizuara malore.

“Në këto momente po ndiejmë ndikimin e këtij cikloni me vranësia në jug dhe qendër të vendit. Në orët e pasdites ku ndikim do të ndihet më shumë, por do të reflektohet në disa reshje të dobëta në jug dhe jug-lindje, në zona të kufizuara malore. Mund të ketë edhe ndonjë shtrëngata, por me kohëzgjatje të shkurtër.

Nuk mendoj se do të ketë ndikim përtej kësaj përsa i përket vendit tonë. Piku mendohet gjatë mesnatës dhe ditës së shtunë.

Por kur flasim për këtë fenomen flitet më shumë në jug të Greqisë, ku priten erëra që mund të kalojnë 150 km/h dhe reshje të shumta. Ky ciklon do të zbarkojë edhe në Turqi, kjo do të shkaktojë edhe përmbytje lokale” shprehet Metereologu Marku./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.