Kjo javë ka nisur me temperatura të larta në vendin tonë. Ditën e sotme, temperatura më e lartë do të jetë 35 gradë Celsius në zonat bregdetare.

Ndërsa parashikohet akoma më shumë rritje temperaturash dhe ditët më të nxehta të kësaj jave pritet të jenë e enjtja dhe e premtja.

Sa i përket kryeqytetit, do të ketë rritje duke nisur nga e mërkura, kur temperatura do të arrijë në 40 gradë, ndërsa të enjten e të premten do të arrijë në 42 gradë celsius.

Ndërkohë, pushuesit kanë nisur të frekuentojnë plazhet. Dita e diel solli trafik të rënduar dhe bregdet të populluar, sidomos në Velipojë dhe Durrës, ku pushuesit ishin nga Shqipëria dhe Kosova./Burimi:TopChannel