CIlat Janë Sfidat E Mjekëve Në Shqipëri?

634 0

Jona Leka i përfundoi studimet për mjekësi në Shqipëri 7 vite më parë, specializimin në Itali 7 muaj më parë dhe tani po shërben si kardiologe në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

“Në momentin që nisa punën në Shqipëri, thotë Jona bëra diferencën me sistemin europian në mjekësi ku kisha studiuar. Kur vjen në realitetin shqiptar e kupton që vështirësitë e pranishme, të pashmangshme për historikun e Shqipërisë janë të tilla që të bëjnë të kesh pengesa. Me kalimin e kohës kupton që pengesat janë të kapërcyeshme. Sigurisht me punë, përpjekjet janë pjesë e përditshmërisë dhe pastaj fillon një raport ndërlidhës mes punës që bën, pacientëve dhe kolegëve dhe një pjesë e pengesave zgjidhen”, thotë ajo.

Mjekja kardiologe thotë se realiteti në Shqipëri nuk është një strukturë spitalor e mirëpajisur shtetërore apo private, por spitalet apo qendrat shëndetësore në rajone dhe rrethe. Për sa kohë nuk je në kontakt me këtë realitet nuk mund ti kuptosh vështirësitë, thotë ajo.

Jona flet për disa nga vështirësitë konkrete në punën e përditshme të saj.

“Mund të jenë vështirësi në takimin e pacientëve pasi ata mund të ndodhen në zona të largëta dhe ëvshtiërsia për të ardhur në qendrat shëndetësore është e pranishme. Vështirësia tjetër ka të bëjë me mënyrën e organizimit të punës por prapë janë të zgjidhshme gjërat sepse ne jemi tolerantë dhe e gjejmë një ekuilibër në mënyrën e punës së përditshme . Një vështriësia tjetër janë egzaminimet. Pjesa më e madhe e egzaminimeve realizohen, por sistemet e referimit ,mënyra si janë projektuar nganjëherë mund të krijojnë vështirësi dhe nuk do të thosha pengesa”, thotë mjekja kardiologe.

Ndërkohë Rovin Laro punon si mjek i përgjithshëm në një qendër shëndetësore në Gjirokastër.

“Unë u gjenda përballë një periudhe sfiduese për gjithë mjekësinë një vit më parë kur nisa si mjek i përgjithshëm në këtë qendër shëndetësore të ushtroj aktivitetin profesional. Pandemia krijoi një ndryshim tërësor në aktivitetin e përditshëm profesional të mjekut. Na ka bërë të jemi më të kudjesshëm dhe të jemi shumë në kontakt me pacientë për cdo komplikacion mjekësor .Ishte një pandemi e re , që nuk e kishim studiuar në shkollë, që historia mjekësisë nuk e njihte në këtë përmasë që erdhi”, thotë ai.

Rovini thotë se prej një viti si mjek i familjes është gjetur mes sfidash por që i kanë dhënë sipas tij më shumë siguri në profesion.

“Kjo periudhë sfiduese, tani që po e meditoj më qartë, pas një kalimi kohe, më ka pëlqyer sepse u futa me të dy këmbët në mjekësi dhe u futa në një periudhë shumë të vështirë që më kaliti që në hershmërinë e profesionit dhe besoj kjo ekspriencë pune do të ma bëjë më të lehtë punën në të ardhmen”, thotë Rovini.

Ndërsa Bledi Çela që drejton urgjencën në spitalin rajonal të Gjirokastrës thotë se mjekët e rinj që vijnë në këtë shërbim janë mjaft të motivuar.

“Mua më ka bërë shumë përshtypje që ka shumë mjekë të rinj që mbarojnëe studimet dhe vijnë në urgjencë pasi ajo ka një gamë të gjerë sëmundjesh dhe në fazën akute. Për një mjek të ri kjo është gjë shumë e mirë sepse nëse arrin të zotërojë urgjencën gjërat e tjera janë më të lehta. Shumë mjekë të rinj që më kanë ardhur kanë qenë shumë të përgatitur profesionalisht ,shumë të motivuar. Mbase është edhe arsyeja që mjekësia kë një numër të kufizuar studentësh që diplomohen dhe kjo bën një përzgjedhje shumë të madhe dhe të fortë mes studentëve”, thotë ai.

Bledi që emigroi për 5 vite në Kanada u kthye në Shqipëri për të punuar në profesionin e tij. Ai thotë se sistemi mjekësor në Shqipëri ka shumë nevojë për përmirësime sidomos për të mbështetur mjekët e rinj dhe frenuar largimin e tyre jashtë vendit.

“Investimi i familjes dhe vetë shtetit për një mjek është afatgjatë. Do të kishte nevojë një rregullim i sistemit në kuptimin që pas diplomimit specialiteti të qe automatik për një mjek të ri dhe ai të mos sillej dy tre vjet në pritje deri sa ti dilte specializimi. Po kështu duhen mbështetur spitalet rajonale dhe forcuar ato si me pajisje dhe burime njerëzore në mënyrë që të mbulojnë nevojat e banorëve për shërbime mjekësore”, thotë ai.

Ministria e Shëndetësisë ka mbështetur kohët e fundit me pagesa shtesë mjekët e rinj që pranojnë në spitalet rajonale në disa qarqe të vendit ku ka mungesa të theksuara mjekësh të specializuar.

Shqipëria ka normën më të ulët të mjekëve në rajonin e Ballkanit për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë, me 1.2 mjekë për 1000 banorë. Vështirësitë janë thelluar vitete fundit prej tendencava si të mjekëve dhe infermierëve për t`u larguar jashtë vendit.

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare raporte të organizatave jo qeveritare flasin se numri i mjekëve që largohen cdo vit nga Shqipëria jashtë vendit është gati i njëjtë apo më i madh në raport me numrin vjetor të studentëve që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë./Burimi:VOA