E Vërteta Tronditëse e Vajit Vegjetal

2.4k 0

Shumë njerëz mendojnë që vaji vegjetal është i shëndetshëm. E vërteta është që ky vaj është i keq, jo vetëm për shëndetin tënd, por edhe për mjedisin. E megjithatë konsumi mbarë botëror i këtij vaji është në nivelet maksimale.

Çfarë është vaji vegjetal?

Vaji vegjetal merret nga farat e ndryshme nëpërmjet një proçesi kimik të dëmshëm dhe aspak natyral.

Në tregun shqiptar, vaji më i përdorur është ai i lulediellit dhe pak ai i misrit. Megjithatë konsumatorët në botë përdorin vajra të farave të ndryshme përfshirë të kikirikut.

Përveç vajit të arrës së kokosit dhe vajit të ullirit që nxirren nga shtypja e frutit të plotë, vajrat e tjerë të farave të bimëve nxirren nëpërmjet proçeseve aspak natyrale. Ata kanë pesticide, kimikate, ngjyrues dhe shtesa të dëmshme.

Deri shumë kohë më parë, njerëzimi ka përdorur vajin e ullirit, gjalpin, dhjamin e kafshëve apo të bulmetit.

Vaji vegjetal është një produkt relativisht i ri në rrjetin ushqimor, burimi i të cilit është i panjohur. Praktikisht ky vaj nuk ekzistonte deri në vitet 1900.

Shpikja e disa proçeseve kimike dhe nevoja për zëvëndësues të lirë të yndyrës çoi në prodhimin e vajit vegjetal. Në fillim të shekullit 20, sasia e konsumuar e vajit vegjetal ishte afërsisht zero.

Por me të dalë lajmi që yndyrnat e ngopura dhe kolesteroli janë të dëmshme për njeriun, gjalpi dhe margarina u hodhën tutje dhe doli në pararojë vaji vegjetal.

Sot çdo njeri konsumon të paktën 32 kilogram vaj vegjetal në vit. Edhe pse konsumimi i gjalpit në ditët e sotme është në rënie, sëmundjet e zemrës dhe tumoret po shtohen dhe njerëzit vazhdojnë ta konsumojnë vajin vegjetal.

Që të kuptojmë përse vaji vegjetal është i dëmshëm për shëndetin, pikësëpari duhet të lexojmë për yndyrnat e tij.

Yndyrnat e vajit vegjetal

Organizmi ynë ka nevojë për katër produkte bazë dhe yndyrnat janë një prej tyre. Ato janë praktikisht një lloj karburanti që i jep trupit energji.

Yndyrnat merren nga të gjitha llojet e ushqimeve me bazë shtazore, bulmeti dhe burime të tjera.

Yndyrnat klasifikohen si të pangopura dhe të ngopura, ose më thjesht të mira apo të këqija. Yndyrnat përthithen nga pjesë të caktuara të stomakut, zorrëve dhe kalojnë në organizëm.

Yndyrnat e këqija ose të ngopura rrisin nivelin e kolesterolit në gjak duke shtuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, obezitetit dhe kancerit.

Këto yndyrna gjenden tek ushqimet me origjinë shtazore si mishi, produktet e qumështit me yndyrë të plotë dhe tek disa vajra bimore.

Ato janë të nevojshme për organizmin, por në sasi të vogla. Rregulli është që vetëm 10% e energjisë ditore të trupit duhet të vijë nga yndyrnat e ngopura.

Një i rritur nuk duhet të konsumojë më shumë se 20 gramë yndyrna në ditë.

Vaji vegjetal praktikisht nuk është natyral, ndonëse promovohet si i shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së yndyrnave mono të pangopura dhe të acideve yndyrore Omega 3.

Këto dy elementë janë në fokusin e çdo reklame televizive që e paraqet vajin si të shëndetshëm. Ajo që nuk thuhet në reklamë është se vajrat vegjetalë kanë nivel të lartë të yndyrnave poli-të-ngopura.

Masa e yndyrës në trupin e njeriut është 97% e ngopur dhe mono-e-pangopur. Trupi ynë ka nevojë për yndyrnat për të rindërtuar qelizat dhe për prodhimin e hormoneve.

Trupi përdor atë çfarë i japim, por nga ana tjetër trupi nuk di ç’të bëjë me sasinë e yndyrnave poli-të-pangopura që i japim.

Duke qenë se këto yndyrna janë të paqëndrueshme, marrja në sasi të mëdha nëpërmjet vajit vegjetal shkakton një çekuilibrim në organizëm që shoqërohet me sëmundje të ndryshme.

Këto yndyrna oksidohen shpejt duke shkaktuar inflamacion dhe mutacion të qelizave. Yndyrnat poli të pangopura gjenden tek sheqeri i përpunuar, mielli i përpunuar apo shurupi i misrit.

Sa i përket acideve yndyrore Omega 3 dhe Omega 6, ajo që duhet të dini është që shëndeti i mirë kërkon një raport më të balancuar të tyre.

Vajrat vegjetalë kanë përqendrim më të lartë të Omega 6. Konsumimi i vajrave vegjetalë bën që njerëzit të marrin më pak Omega 3, duke mos e mbrojtur mjaftueshëm organizmin nga inflamacioni.

Përvec këtyre, vajrat vegjetale kanë edhe shtesa, kimikate dhe antioksidantë artificialë që prodhojnë qeliza të dëmshme në trup. Ato shkaktojnë probleme me infertilitetin, dëmtojnë veshkat dhe mëlçinë.

Kjo do të thotë që këto vajra jo natyralë dhe toksikë nuk duhen përdorur me prioritet. Vajrat e listës së zezë janë vaji i lulediellit, ai i misrit, vaji i palmës, margarina etj.

Mos harroni që sasi të konsiderueshme të vajrave vegjetalë gjenden në shumicën e produkteve të përpunuara dhe të paketuara. Zgjedhja është e juaja!/AgroWeb.org