COVID-19, Simptomat Që Nuk Largohen Lehtë Pas Shërimit

409 0

Në fillimin e pandemisë mësuam se simptomat e pandemisë së COVID-19 zgjasin nga 2 deri në 14 ditë.

Kohët e fundit, mjekët po zbulojnë se disa simptoma mund të zgjasin për javë të tëra në mos muaj.

COVID-19, Simptomat Që Nuk Largohen Lehtë

Përpos problemeve me mushkërinë, disa pacientë kanë raportuar probleme të tjera pas shërimit nga COVID-19

Humbja e Shqisës së Nuhatjes Dhe Shijes

Një nga simptomat e pazakonta të zbuluara tek disa pacientë të shëruar prej COVID-19 është humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes.

Tek disa njerëz këto shqisa nuk janë kthyer pavarësisht shërimit prej virusit.

Mjekët nuk kanë arritur t’i japin akoma një shpjegim këtyre rasteve.

Mungesa e Ekuilibrit

Disa pacientë të prekur nga sëmundja kanë pranuar se koronavirusi u ka marrë ndjesinë e ekuilibrit. Ata thonë se vuajnë nga marramendja dhe humbja e ekuilibrit, pavarësisht se janë shëruar prej virusit.

Problemet Me Zemrën

Të dhënat të cilave u referohet AgroËeb.org, thonë se pas shërimit disa pacientë kanë vënë re luhatje të rrahjeve të zemrës dhe çrregullime të lehta.

Disa kanë raportuar sikur zemra do u dalë nga kraharori e disa të tjerë ndjesinë sikur zemra resht së rrahuri.

Kolla e Thatë

Kolla e thatë që është një nga simptomat kryesore të COVID-19, mesa duket vazhdon edhe pas infeksionit.

Kjo ndodh për shkak të irritimit të mushkërive. Kalimi i ajrit në mushkëri pranë indeve të irrituara nxit kollën.

Ajo, sipas ekspertëve, vazhdon deri sa indet e irrituara të shërohen plotësisht.

Dëmtime Në Tru

Sipas ekspertëve, ndryshimet në funksionet e veshkave dhe mushkërive tek pacientët që kanë qenë shumë të sëmurë me COVID-19 kanë nxitur praninë e disa kimikateve në gjak, të cilat janë toksike për trurin.

Këto substanca kimike nxisin ndryshime në funksionet e trurit që mund të zgjasin për muaj të tërë apo edhe më gjatë./AgroWeb.org