COVID, Aparatet e Oksigjenit në Shtëpi Blihen Deri në 800 Euro

166 0

Covidi i ka bërë shqiptarët mjekë popullorë. Ata janë të prirur të mos shkojnë në spital, por të kurohen në banesë edhe kur janë në gjendje të vështirë për jetën.

Treguesi kryesor i këtij trendi është përdorimi i aparateve të oksigjenit në kushte shtëpie, që në rrjetet sociale  ofrohen për t’u shitur me vlerën 700- deri në 800 euro apo jepen me qira në rast se është për miqtë 7 mijë lekë e në rast se i prekuri me covid është i panjohur qiraja mujore është 100 euro.

Përdorimi i pajisjes së oksigjenit nga të prekur me covid në shtëpi, zbulohet në një dosje hetimore që Top Channel e disponon exlusivisht ku nënvizohet kallëzimi i dy të rinjve që humbën babain nga coronavirusi.

Ata deklarojnë se si e shtruan babain në spital pasi e kishin trajtuar me oksigjen në banesë.

Pajisjen e mora në një faqe në Facebook. Gjendja shëndetësore e babait u përkeqëua derisa vlera e oksigjenit  i ra në  78 përqind e cila në dijeninë time  konsiderohet në nivel kritik për jetën. në këto kushte njoftova urgjencën që e dërgoi në  spitalin infektiv”, tha djali i të ndjerit.

I moshuari është trajtuar në shtëpi nga data 17 tetor kur edhe u konstatua me covid deri në daën 23 tetor.

Sipas kallzuesve nga 23 tetor deri në datën 27 i ndjeri u kurua në spital, dhe pas kur u rezultoi i negativizuar  ai u përcoll me ambulancë për në banesë, ku dhe katër orë më vonë ai ndërroi jetë./Top Channel