Covid në Evropë: Autoritetet Pranë Ashpërsimit Të Masave dhe Kontrolleve

370 0

Është udhëtimi i tij i parë që kur u bë kryeministër. Jean Castex viziton Lile, në veri të Francës, ku mbajtja e maskave në ambiente të brendshme e të jashtme është me detyrim.

Masat e reja në mbarë vendin përfshijnë teste për COVID për udhëtarët që mbërrijnë në portet dhe aeroportet e Francës nga 16 vende ku virusi qarkullon gjerësisht.

Masat vijnë pas një rritjeje të rasteve me koronavirus në disa zona të Evropës.

Edhe në Katalonjë, autoritetet po ndjekin atë që po ndodh në Aragon.

Të dielën, 1.200 raste u konfirmuan, pavarësisht se qeveria lokale u ka thënë banorëve të mos udhëtojnë jashtë rajonit qendror.

Ndërkohë, për udhëtarët që shkojnë në Gjermani nga vendet e rrezikuara, kontrolli në aeroporte është me detyrim dhe falas.

Për të tjerët, testi është me dëshirë. Por ka thirrje për ta bërë të detyrueshëm për këdo./Burimi:Euronews

Gabime Që Përkeqësojnë Përhapjen e Koronavirusit

Karantina

Nëse dikush dyshon që është i infektuar nga COVID-19 ose ka simptoma si temperaturë, kollë dhe dhimbje fyti duhet të izolohet në karantinë që mos të infektojë të tjerët.

Izolimi duhet marrë seriozisht.

Të luash me jetën tënde dhe të tjetrit nuk është aspak shaka.

Ndaj mos bëni gabimin të anashkaloni rëndësinë e të treguarit kujdes dhe vigjilencë.

Kurat Natyrale

Po, hudhra është e mirë për shëndetin. Po, ajo është e pasur me antioksidantë e vitamina, por Koronavirusi nuk do t’ia dijë për këto.

Deri më tani NUK ka asnjë vaksinë që shëron Koronavirusin.

Përderisa nuk ka vaksinë, si mundet hudhra apo rakia apo vitamina C ta shërojnë atë?

A nuk do të ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë që do të këshillonte e para kura të tilla natyrale?

Mungesa e Higjenës

Me higjenën nuk bën dot shaka.

Larja e duarve duhet të jetë mbi 20 sekonda por nuk duhet të zgjasë aq sa të numëroni ju shpejt e shpejt deri në 20.

Duart duhen larë me sapun dhe nuk duhet thjesht shpërlarë siç shohim rëndom.

Njerëzit që tështinë duhet të vendosin bërrylin përpara gojës dhe jo dorën.

Stërklat mbeten në duar, dora prek diçka tjetër e kësisoj përhapet sëmundja.

Antidisinfektantët duhet të kenë mbi 60% përmbajtje të alkolit.

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të mundur virusin është të ndryshojmë mënyrën tonë të sjelljes dhe kjo nis me larjen e duarve.