Çudia e Efekteve Mbrojtëse të Eukaliptit

644 0

Eukalipti është një pemë që cel lule shumë të bukura me ngjyra të ndezura dhe të bardha. Në vitet 1960-1970 shumë prej këtyre pemëve u mbollën në Shqipëri për të pasuruar fondin e pemëve kryesisht dekorative në vend. Që prej asaj kohe, shqiptarët arritën të përfitonin direkt nga vlerat dhe avantazhet e eukaliptit, ndonëse shqiptimi i emrit të këtij druri ishte pak i vështirë. Ishin pikërisht brezat e vjetër, ata që arritën të shfrytëzonin më së miri përfitimet e eukaliptit.

Këtë pemë e gjejmë në variantet shumë të vogla deri në ato gjigande, por gjethet e të gjitha specieve kanë lloje gjendrash që çlirojnë vaj të çmuar. Është pikërisht ky vaj që jep të gjitha vlerat e rëndësishme. Vaji i eukaliptit është padyshim i rëndësishëm në mbarë botën, por disa vende nuk mohojnë as vlerat e gjetheve dhe të lëvores. Shumë njerëz lavdërojnë çajin e ekualiptit për vlerat mjekësore. Kjo pemë jo vetëm që është burim i mirë druri, ka tendencën që të zërë shumë hapësirë dhe të pushtojë bimët e tjera që rriten ngadalë.

Disa prej vlerave më të mira shëndetësore të eukaliptit përfshijnë: përmirësimin e shëndetit të frymëmarrjes, forcon sistemin imunitar, mbron shëndetin e lëkurës, ul ankthin, ul sheqerin në gjak, ul inflamacionet dhe lufton infeksionet, viruset dhe bakteriet. Nëse do të përgatisësh çaj eukalipti, hidh një filxhan ujë të valuar mbi gjysëm lugë çaji me gjethe të thara, që mund t’i gjesh gjithkund që nga pema dhe deri në farmaci. Çaji duhet të lënë mbuluar për 10 minuta, kullojeni dhe shtojini mjaltë. Një sasi prej 2-3 filxhanë në ditë është e duhura për të përfituar gjithçka të mirë.

Vlerat shëndetësore të Eukaliptit

Sistemi i frymëmarrjes: Gjethet dhe vaji i eukaliptit janë përdorur nga breza të tërë për të shëruar simpltomat që kanë të bëjnë me sistemin respirator. Përbërësit aktivë gjetheve të eukaliptit kanë efektin e pastrimit të sinuseve dhe traktit respirator, duke eliminuar bakteriet dhe patogjenët e tjerë dhe duke mos lejuar shumëfishimin e tyre. Në lidhje me bronkitin, të ftohtin, virozat dhe gripin, gjethet dhe ekstrakti i eukaliptit rekomandohen për njerëz që kryesisht zgjedhin kurat shëruese natyrale dhe bimore.

Forcon sistemin imunitar: Efektet e fuqishme të çajit të eukalpitit kanë qenë subjekt studimesh për shumë kohë. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin respirator, por rekomandohet të përdoren edhe për të luftuar infeksionet bakteriale përfshirë E. coli që prek sistemin tretës. Nëse sistemi imunitar është goditur nga ndonjë sëmundje tjetër ose simptomë si lodhja , çaji ekualiptik shërben si fuqizues natyral për imunitetin tuaj.

Ankthi dhe stresi: Në kohët moderne, njerëzit e përballojnë presionin duke iu drejtuar zgjedhjeve farmaceutike, por harrojnë që zgjidhjen e kanë tek kurat natyrale që përfshijnë eukaliptin. Ky i fundit ka efekt qetësues natyral. Çaji i eukaliptit rekomandohet specifikisht për ata që vuajnë nga stresi kronik dhe humori i keq i vazhdueshëm. Hormonet e stresit në trup mund të shkaktojnë shumë probleme në metabolizëm dhe shëndetin e përgjithshëm. Si rrjedhojë reduktimi i këtyre hormoneve të rrezikshme dhe lehtësimi i tensionit mendor janë dy nga efektet e shumta të një filxhani me çaj eukalipti.

Shëndeti i lëkurës: Vlerat natyrale antibakteriale të eukaliptit e bëjnë atë ideal për shëndetin e lëkurës. Po të fërkosh lëkurën me gjethet e eukaliptit vlen si një kurë për një problem akut, por pirja e çajit apo përdorimi i vajit të eukaliptit në lëkurën e irrituar ose të infektuar do ta shërojë atë shumë më shpejt. Megjithatë ia vlen të nënvizohet që vaji i eukaliptit është shumë i fortë dhe mund të jetë toksik nëse nuk e pini të holluar.

Gjithmonë përdorni vajra bazë për hollimin e vajit të eukaliptit dhe përdorimit në lëkurë.

Parandalon diabetin: Studimet kanë treguar që përgatitja e çajit me gjethe eukalipti ka një rol parandalues ose kurues për diabetin. Nëse jeni identifikuar me këtë sëmundje, ose po përpiqeni ta parandaloni atë, atëherë këshillohet që të pini 1-2 filxhanë me caji eukalipti në ditë. Megjithatë këshillohet që të konsultoheni me mjekun para konsumimit të këtij çaji sepse ulja e niveleve të sheqerit mund të jetë e rrezikshme në varësi të sëmundjes që keni.

Ka vlera anti-inflamatore: Eukalipti është një substancë anti-inflamatore natyrale. Ndaj konsumimi i çajit të eukaliptit bën shumë të mira duke nisur nga lehtësimi i dhimbjeve deri tek mbrojtja e zemrës. Çaji i eukaliptit rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga azma, reumatizma dhe shtrëngimet muskulore. Dhimbjet shterohen me çaj eukalipti. Ky çaj arrin të ulë inflamacionin në arterie dhe enët e gjakut, mbron shëndetin e zemrës dhe ul gjasat e zhvillimit të arteriosklerozës, duke të të ruajtur nga ataku i zemrës.

Paralajmërim: Siç e përmendëm më lart, vaji i eukaliptit është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe nëse konsumohet i paholluar mund të jetë helmues, vecanërisht për fëmijët. Gjithmonë konsultohu me një mjek përpara se të përfshini eukaliptin në dietën tuaj dhe mbani nën kontroll reagimin e trupit./AgroWeb.org