Si të Dallosh Origjinën e Një Produkti

8.3k 0

Një seri shiritash të zinj në hapësira të bardha të stampuara në etiketat e produkteve, për të identifikuar secilin prej tyre në një mënyrë unike. Edhe në Shqipëri, ai ka zëvendësuar madje edhe etiketat e zakonshme të çmimeve.

Një kod, që gjithsecili do të donte ta deshifronte. 530 – Mbajeni mend këtë numër. Do të thotë Made in Albania. Pra nëse barkodi i një produkti fillon me këtë numër do të thotë ‘Prodhim Shqipërie’.

Barkodi, një numër si kartë identiteti e çdo produkti. Shumica e produkteve që qarkullojnë në hapësirat shqiptare ashtu si në të gjithë botën janë të identifikuara me numra.

Përmes numrave, barkodi jep shumë informacion se çfarë produkti është, cila fabrikë e ka prodhuar dhe shteti ku ai produkt është prodhuar.

Barkodet mund të lexohen nga skanera optikë e së fundmi, edhe nga aplikacione telefonike.

Barkodi funksion në bazë të një standardi që quhet GS1. Nuk ka rëndësi se në cilin vend të botës është i bazuar biznesi apo cilën gjuhë përdorni, partneret tregtarë mund ta kuptojnë gjithmonë njeri-tjetrin duke perdorur standartet GS1.

Standartet GS1 perdoren nga të gjitha industritë, nga shërbimet ushqimore dhe shitja me pakicë tek industria farmaceutika dhe shëndetësia.

Çfarë mund të kuptojë konsumatori nga barkodi?

Nëse 530 do të thotë produkt shqiptar, çfarë do të thonë shifrat më pas? Barkodi linear GS1 është standardi i vetëm që përdoret në Pikat e Shitjes. Ai është i përbërë nga 13 shifra. 2-3 shifrat e para përcaktojnë organizatën GS1 që ka lëshuar këtë numër identifikimi (530 ne rastin e GS1 Albania).

Shifrat në vazhdim përcaktojnë Prefiksin Unik të Kompanisë dhe produktin e identifikuar. Të gjitha së bashku kur lexohen nga një skaner bëjnë të mundur lidhjen midis produktit dhe informacionit mbi të.

AgroWeb.org ju ofron një listë me prefikset e barkodeve të vendeve partnere nga të cilat Shqipëria importon më së shumti. Kështu nëse barkodi i produkteve të prodhuara në Shqipëri fillon me 530, ndërsa Kosova identifikohet me tri shifrat fillestare 390.

Produktet që prodhohen në Itali kanë një barkod që fillon me 800 deri 839, Serbia identifikohet me 860, Kina me 690 – 699, Turqia me 868 – 869.  Nëse dyshoni se medikamentet tuaja vijnë nga India, barkodi i këtij vendi është 890.

Më poshtë lista e prefikseve kryesore:

• 530 Shqipëri

• 390 Kosova

• 100 – 139 SHBA

• 300 – 379 Franca dhe Monako

• 800 – 839 Itali, San Marino, Vatikan

• 380 Bullgari

• 383 Slloveni

• 385 Kroaci

• 387 Bosnje dhe Hercegovina

• 389 Mali i Zi

• 400 – 440 Gjermani

• 520 – 521 Greqi

• 531 Maqedoni

• 860 Serbi

• 868 – 869 Turqi

• 690 – 699 Kina

• 594 Rumani

A kuptohet cilësia e një produkti nga barkodi?

Standartet GS1 janë përdorur për të krijuar një eksperiencë sa më të mirë për konsumatorin nëpër markete dhe dyqane në të gjithë botën.

Së fundmi po lëshohen barkodet e reja, si për shembull GS1 DataBar, që mund të mbartin informacion më të detajuar mbi produktet si “data e skadencës”, “data e prodhimit”, që mund të zgjidhin për konsumatorët problematikat me ndryshimet e mundshme të datave të skadencës së produkteve./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.