Makarona Me Salcë Specash – Receta e Shijshme

1.1k 0

Makaronat e kombinuara me salcën e specave të kuq, janë një pjatë e parë perfekte jo vetëm për vegjetarianët por edhe për ata që i adhurojnë makaronat.

Një recetë e lehtë dhe e shpejtë, gati në pak minuta kur nuk keni kohë për të përgatitur drekën, por dëshironi të konsumoni një vakt të shijshëm.

Përbërësit e nevojshëm janë të paktë dhe gjenden lehtësisht në kuzhinën tuaj.

AgroWeb.org iu fton të provoni ta përgatisni vetë këtë recetë duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

Përbërësit

350 g makarona

2 speca të kuq

100 g gjizë

100 ml qumësht

½ qepë

majdanoz

vaj ulliri

kripë për shije

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë, fillimisht zieni një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë, makaronat.

Ndërkohë pastroni dhe prisni në copa specat e kuq duke i hequr mirë farat.

Skuqni gjysmën e qepës së grirë imët në një tigan me vaj ulliri dhe më pas shtoni aty specat e prerë në copa të trasha.

Shtoni pak kripë dhe rreth dy lugë gjelle ujë dhe mbulojini specat me kapak. Lërini të gatuhen për rreth 8 minuta duke i përzier herë pas here.

Kur specat të kenë zier, kalojini në mikser, shtoni gjizën, qumështin dhe rrihini në mënyrë që të përftoni salcën që iu nevojitet.

Më pas kalojeni salcën sërisht në tigan sëbashku me makaronat. Lërini edhe për disa minuta në zjarr duke i përzier vazhdimisht.

Servirini makaronat tuaja duke grirë sipër pak majdanoz të freskët sipër tyre, i cili do t’i japi edhe më tepër freski dhe shije./AgroWeb.org