Dëmet që pijet e gazuara shkaktojnë në organizëm

746 0

Pijet e gazuara janë pa dyshim një nga shkaktarët më të mëdhenj të kequshqyerjes. Maskimi perfekt për këtë produkt ‘djallëzor’ është tek emërtimet si ‘pa kalori’ ose ‘pa sheqer’ që të bëjnë të mendosh se pijet e gazuara janë të të vërtetë ‘të shëndetshme.’

Nëse jeni t&eueuml; kujdesshëm, do të vini re që premtimet e mësipërme janë në të vërtetë mjaft boshe dhe krejt e kundërta e asaj që presin konsumatorët. Pijet e gazuara, edhe nëse premtojnë pak kalori ose sheqer, përmbajnë kimikate që garantojnë shkatërrim për organizmin.

Gjërat bazë që duhet të dini për pijet e gazuara

Problemi me pijet e gazuara të sheqerosura është që ato janë një vatër shqetësimesh serioze për organizmin. Në to gjenden një sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate siç janë:

• Aspartami
• BPA (ose bisfenol A)
• Ngjyrues Kimik Karamel

Problemet që shkaktojnë secili prej këtyre përbërësve kanë qenë subjekt studimesh të shumta dhe secili prej tyre ka arritur në konkluzionin që pijet e gazuara janë fajtore për një sërë problemesh shëndetësore.

E vërteta pas substancës Aspartam

Aspartami është një përbërës që duhet shmangur tërësisht. Ai përdoret në shumë pije të gazuara përfshirë edhe produktet e markave më të mëdha që i blini ndoshta përditë. Kjo substancë është minimalisht 200 herë më e ëmbël se sheqeri, rrjedhimisht nuk nevojitet të përdoret në sasi të mëdha për të ëmbëlsuar ushqimet dhe pijet, gjë që ul nivelin e kalorive. E megjithatë aspartami është i rrezikshëm sepse shkakton marramendje, humbje kujtese, diare, migrenë, dhimbje të rregullta koke, luhatje humori dhe jo vetëm.

E vërteta për BPA-në

Shumica prej nesh janë ekspozuar ndaj bisfenolit A gjatë jetës së tyre. Ky kimikat përdoret zakonisht në përgatitjen e plastikës, shisheve plastike të ujit, enëve plastike, kanaçeve dhe shisheve të pijeve të gazuara.

E vërteta për ngjyruesin karamel kimik

Pavarësisht se si tingëllon, nuk ka asgjë të shijshme apo të ëmbël për këtë ngjyrues që mban emrin e një prej produkteve më të preferuara për secilin prej nesh. Ngjyruesi artificial është kancerogjen, sepse prodhohet nga ngrohia e sheqerit me amoniak. Brenda këtij ngjyruesi artificial gjendet një kimikat me emrin 4 Mel që në produkte si Pepsi gjendet deri në 113 gramë.

Ngjyruesi në fjalë është në listën e përbërësve që duhen shmangur, sepse u jep ngjyrë të errët shumë produkteve siç janë pijet e gazuara, ushqimet e pjekura dhe birra, për t’i shfaqur ato si më tërheqëse në ngjyrë. 

Hiqni dorë nga lëngjet e gazuara dhe zëvëndësojeni me produkte me bazë uji mineral

Ju mund të përgatisni një lëng të gazuar në shtëpi dhe të hiqni dorë nga produktet e tjera që gjenden në treg. Edhe uji me shije dhe aroma të ndryshme që gjendet ne treg përmban sheqer dhe ëmbëlsues artificialë. Prandaj ju munddhe duhet të shfrytëzoni produktet që keni në frigorifer për të përgatitur diçka më të shëndetshme.

Merrni ujë mineral, hidhni në të frutat ose perimet e stinës dhe kaq mjafton. Mund të zgjidhni limon, portokall, luleshtrydhe, boronica, trangull, rozmarinë, mente që i japin ujit një aromë dhe shije krejt natyrale dhe mbi të gjitha pa kimikatet e rrezikshme./AgroWeb.org