Dëshironi Të Testoni Imunitetin Tuaj Pas Covid-19 Ose Pas Vaksinimit? – Testimi Më Efikas Vetëm Pranë Intermedica

243 0

Që prej fillimit të pandemisë, INTERMEDICA, rrjeti laboratorik më i madh në vend, ka arritur të menaxhojë dhe të jetë sa më pranë qytetarëve dhe pacientëve në ditët e tyre më të vështira.

E thënë kjo, në zhvillimet e vrullshme që ndodhën dhe masat, të cilat u ndërmorën për përballimin dhe menaxhimin sa më të mirë të identifikimit dhe përhapjes të virusit SARS CoV-2, INTERMEDICA ofroj për ju testin identifikues (tamponin me PCR), i cili dhe sot cilësohet ndër më të mirët dhe pas ndryshimeve të njohura tashmë të virusit, pra mutacioneve, duke identifikuar në çdo kohë si variantin e vjetër dhe atë të ri të Coronavirusit.

Ky virus, si çdo element tjetër i huaj në organizëm, nxit sistemin tonë imunitar të reagojë duke prodhuar antitrupat mbrojtës IgA, IgM dhe më të rëndësishmit ata më afatgjatët apo neutralizuesit, IgG. Matja e antitrupave evoluoi: prej matjes totale të tyre, deri në atë të fraksionuar. INTERMEDICA është laboratori i parë, i cili ka ofruar prej fillimit një paketë të antitrupave total si dhe fraksioneve të IgM dhe IgG.

Proteina më e rëndësishme, më e veçanta dhe më e studiuara e Coronavirusit është ajo Spike. Kjo proteinë shërben si një receptor, i cili i lejon virusit futjen në qelizat humane duke shkaktuar infeksion COVID19. Është pikërisht kjo proteinë, saktësisht nënnjësia S1 e proteinës Spike, ku përmes sitit RBD (Receptor Binding Domain) arrin të lidhet me një receptor, i cili quhet ACE2 (Angiotensin Converting Enzyme 2) duke infektuar qelizën.

Për shkak të faktit të mësipërm, vaksinat janë orientuar të nxitin organizmin tonë të prodhojë antitrupa kundrejt kësaj proteine, ose siç mund t’i quajmë proteina Anti-Spike.

Prania dhe niveli i antitrupave IgG, Anti Spike (S1/RBD),  tregon saktësisht shkallën e mbrojtjes imunitare kundrejt në infektimi me SARS CoV-2.

INTERMEDICA tashmë ofron testin më të fundit, i cili mat saktësisht nivelin e antitrupave neutralizues IgG-Anti-Spike duke e njohur pacientin me nivelin e mbrojtjes pas një infeksioni të SARS CoV 2, pas një vaksinimi të suksesshëm si dhe të monitoroj në kohë shkallën e mbrojtjes kundrejt Coronavirusit.

Gjithashtu, pas infeksionit apo pas vaksinimit, trupi ynë realizon një përgjigjje tjetër imunitare, atë të Limfociteve T, të cilat pasi kanë qenë në kontakt me Coronavirusin, prodhojnë Interferonin Gamma. Prania e Interferonit Gamma është një tregues i mbrojtjes qelizore kundrejt Coronavirusit, i cili prodhohet pas infeksionit ose pas vaksinimit.

Testimi Interferonit Gamma mund të kryhet nga individët, të cilët e kanë kaluar COVID19 ose janë vaksinuar dhe në ata, të cilët kanë kaluar COVID 19 ose janë vaksinuar por nuk kanë shfaqur një titër të konsuderueshëm antitrupash IgG për të qenë të mbrojtur.

Pra, INTERMEDICA teston nivelin e antitrupave neutralizues IgG Anti Spike në individët, të cilët e kanë kaluar infeksionin ose janë vaksinuar si dhe mat interferonin gamma në individë, të cilët kanë kaluar COVID19, janë vaksinuar apo në ata individë të cilët janë vaksinuar dhe nuk kanë shfaqur një titër të konsuderueshëm antitrupash për të qenë të mbrojtur.

Në gjithë individët, të cilët kanë kryer testin QuantiVacc 92.2% e tyre kanë rezultuar pozitiv, pra me një titër të konsiderueshëm antitrupash neutralizues IgG.