Dimri Më i Ftohtë i 8 Viteve të Fundit – Cilat Janë Parashikimet

958 0

Pritet të jetë dimri më i ftohtë i tetë viteve të fundit. Acari dhe i ftohti ekstrem pritet të përfshijë Europën, Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë gjatë stinës së dimrit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij, pra, jo në muajin dhjetor.

Ngrohtë në Dhjetor, Acar Ekstrem në Janar

Meteorologët, të cilëve u referohet AgroWeb.org  deklarojnë se stina e dimrit do të nisë jo si zakonisht, muaji dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relatavisht të larta për këtë stinë duke lëvizur midis 12-17 gradë celcius.

Por, gjithçka do të ndryshojë gjatë muaji janar. Temperatura ekstremisht të ulëta do të karakterizojnë gjithë Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.

Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara.

Meteorologu amerikan Todd Crawford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

Vjeshta

Në jug të Evropës gjatë tetorit e deri në dhjetor pritet të jetë më nxehtë nga sa zakonisht karakterizohen këto muaj.

Në Britani të Madhe, në pjesën veriore të Evropës dhe në jug të Skandinavisë pritet të ketë reshje, e në jug të Evropës, si dhe vendet e ballkanit Perëndimor  do të jetë më thatë.

Për pjesën e Shqipërisë, përgjithësisht muaji tetor pritet të jetë i ngrohtë dhe pa rreshje shiu. Shira lokale me intensitet të ulët parashikohen vetëm në disa zona veriore të vendit në javën e tretë të muajit.

Ndërsa për muajin nëntor, temperaturat do të vijojnë të ngrohta por rreshjet e shiut do të jenë më prezente.

Konkretisht, sipas shërbimit meteorologjik, AccuWeather, të cilit i referohet AgroWeb.org, në javën e dytë dhe të tretë të muajit nëntor pritet të ketë rreshje shiu dhe një rënie të vogël temperaturash.

Megjithatë, në tërësi të cilat në tërësish do mbeten të larta në krahasim me temperaturat që karakterizojnë këtë stinë./AgroWeb.org