Dita e Irisit, Lules Së Ylbertë Me Simbolikë Të Bukur

765 0

Irisi është një nga lulet ikonë të globit e cila prej shekujsh ka qenë frymëzim për vepra të bukura arti por edhe në industrinë e aromave.

8 maji është Dita Ndërkombëtare e Irisit.

Fakte Interesante Për Lulen e Irisit

Irisi njihet si lulja e ylbertë. Ajo e ka marrë këtë emër nga Perëndesha e Ylberit në Greqinë e lashtë.

Falë elegancës karakteristike, kjo lule ka qenë simbol i shumë mbretërive e perandorive në historinë e njerëzimit.

Gjurmët më të hershme të lules gjenden në pallatin e Mbretit Minos në Kretë që daton në vitin 2100 para Krishtit.

Gjurmë të saj gjenden edhe tek flamujt mbretërorë të mbretit Louis XIV të Francës apo edhe tek ai i provincës së Quebec në Kanada.

Një nga pikturat më të famshme të Mbretëreshës Elizabeta e Parë në Mbretërinë e Bashkuar, e tregon atë të veshur me një fustan të zbukuruar me irise.

Kjo lule shfaqet në shumë prej veprave më të bukura të artit të Leonardo da Vinci, Renoir, Monet, Cezanne dhe van Gogh.

Piktura e tij e Irisit ka thyer rekord duke u shitur për 53 milionë dollarë.

Lulja gjendet në të gjitha ngjyrat përveç të kuqes.

Një nga varietetet më të lashta të kësaj luleje të bukur është edhe Irisi Ilir që rritet akoma në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit.

Ilirët e lashtë e konsideronin Irisin një bimë mjekësore me vlera të shumta për një sërë problemesh shëndetësore përfshirë dhimbjet e kokës.

Aktualisht, në botë gjenden 250-300 lloje të kësaj luleje të cilat e kanë origjinën jo vetëm nga Evropa por edhe nga Azia.

Në lashtësi, Irisi ishte një simbol i fuqisë dhe madhështisë. Tre petalet e Irisit ishin simbole të besimit, zgjuarsisë dhe trimërisë.

Rrënja e Irisit Në Mjekësinë Popullore

Disa varieteteve të Irisit kanë reputacion të lartë për vlerat mjekësore.

Rrënjët e thata të tyre  përmbajnë një vaj esencial me aromë vjollce.

Ato përdoren në parfume, pastë dhëmbësh dhe produkte të tjera kozmetike si dhe në krijimin e një potpurie erëzash me aromë të shumëfishtë.

Rrënja e thatë e Irisit ka veti anti-inflamatore.

Si rrjedhojë përdoret për të shëruar problemet me fytin dhe dhimbjet e kokës nga sinoziti.

Lëngu i rrënjës së Irisit (Iris florentina; Iris germanica; Iris pallida) besohet të jetë një nga kurat më të mira të edemës ose akumulimit të lëngjeve në organizëm.

Në variantin pluhur, rrënja nxit tështimën dhe këshillohet kundër sinozitit por edhe për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe largimit të kollës.

Duke qenë se pluhuri i rrënjës është shumë i fortë dozat këshillohen shumë të vogla nga 0.3 në 0.9 gramë.

Simbolikat e Irisit

Domethënia simbolike e kësaj luleje ka të bëjë me besën, zgjuarsinë, qetësinë mendore, miqësinë dhe shpresën.

Irisi ngjyrë vjollcë simbolizon zgjuarsinë ndërsa lulja e verdhë simbolizon pasionin.

Irisi ngjyrë blu simbolizon shpresën dhe besimin ndërsa Irisi i bardhë simbolizon pastërtinë.

Irisi është një lule që dhurohet në përvjetorin e 25-të të martesës për shkak të simbolikës kaq të larmishme./AgroWeb.org