Dita nis me diell por ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

458 0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 11°C./Burimi:TopChannel