Domatet e Beratit Drejt Dubait – Të Preferuarat e Sheikëve

317 0

Të eksportosh domate dhe luleshtrydhe me avion drejt Dubait për shkak të cilësisë. Kjo është kontrata që një fermer nga Berati ka bërë së fundmi me sheikun, duke u shprehur se horizonte të reja po hapen drejt biznesit të tij.

Resmi Hatij, në vitin 2010 braktisi Greqinë sëbashku më vëllezërit e tij, për të investuar në Shqipëri.  Ata hapën një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Rerëz të Beratit, duke iu ardhur kështu në ndihmë edhe fermerëve të zonës që kultivojnë prodhime bujqësore.

Eksport me Avion

Resmiu thotë se perimet e para që u eksportuan kishin si destinacion vendet e Ballkanit, ndërsa sot domatet e Beratit i konsumon një nga vendet më të pasura të botës. “Para një muaji ne kemi arritur të eksportojmë në Dubai me avion nga Tirana.

Kjo ka qenë ngarkesa më e veçantë”, thotë grosisti.  Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça, e pyeti se cfarë ka eksportuar konkretisht.  “Kam eksportuar domate dhe luleshtrydhe”.

Gazetarja e pyeti se si e mësoi ai për domatet shqiptare. “Vëllai im i madh u lidh me të, pasi më eksportojmë edhe në Irak dhe Siri për sheikët që ndodhen atje”, rrëfen Resmiu. Në vitin 2015 familja Hatija kërkonte të zgjeronte biznesin.

Përfitimi nga Skema Kombëtare

Pasi dëgjoi thirrjen e Agjencisë së Zhvillimit Rural Bujqësor nga Skema Kombëtare Mbështetëse ai përfitoi 20 mln lekë të reja. “Këto para ne i investuam për të rritur kapacitetin e duhur për përballimin e tregut, sepse me magazinën që kishim më parë nuk e furnizonim dot tregun”, tregon ai.  “A ishte e nevojshme që godinë e tillë të nderoheshe për këtë biznes”, pyet gazetarja.

“Po shumë. Nga 2015 e këtej si biznes kemi pas rritje me 70%” , thotë Resmiu. Në 5 vitet e fundit fruta dhe perimet shqiptare pothuajse janë dërguar në të gjithë Evropën.  “Në eksportojmë 600-700 kamionë me fruta dhe perime. Afërsisht i bie 13 mijë ton”.