Efektet e Super Hënës në Organizëm

520 0

Mite dhe legjenda në të gjithë botën tregojnë për efektet që hënat e plota mund të kenë mbi qëniet e gjalla dhe sidomos mbi njerëzit dhe organizmin e tyre. Shumë njerëz besojnë se hëna ndikon në mënyra sekrete mbi botën të njerëzve. Por a ka të vërteta në efektet e SuperHënave, sidomos kësaj që patëm rastin ta shohim dhe ta përjetojmë këto ditë?

SuperHëna mund të luajë me gjumin tuaj

Në një studim publikuar në revistën shkencore Current Biology, pjesëmarrësit kaluan tri ditët e gjysmë në një laborator gjumi, ku nuk mund të shihnin orën apo dritën jashtë. Ata u lejuan të flinin dhe të zgjohen si normalisht. Hulumtuesit zviceranë mblodhën të dhënat e gjumit nga 33 njerëz në krahasim me fazat e tjera të hënës. Studiuesit gjetën se në katër ditët e para pas një hëne të plotë, pjesëmarrësit morën 5 minuta më tepër se zakonisht për të rënë në gjumë, fjetën 20 minuta më pak në sasi kohore gjumi dhe patën 30% më pak gjumë të thellë. Ata gjithashtu kishin nivele më të ulëta të melatoninës, hormonit të prodhuar nga organizmi që sjell gjumin. 

Hënat e plota rrisin numrin e lindjeve

Vetëm superhënat si kjo e fundit mund të kenë këtë efekt, jo hënat e plota. Studiuesit kanë gjurmuar 1,000 lindje në një spital privat në Kioto, Japoni, ku nënat prisnin të lindnin. Ata dolën në konkluzion se më shumë foshnja u lindën më afër superhënave, kur tërheqja gravitacionale është më e fortë. (Burimi-CNN)

Mund të ndikojë tek operacionet kirurgjikale

Studiuesit gjetën se pacientët të cilët kishin nevojë për operacione urgjente në zemër për riparimin akut të aortës që përkonin me Hënën e plotë kishte qëndrime më të shkurtra në spital dhe më pak shanse të vdisnin se pacientët të cilët kishin të njëjtin operacion gjatë dy fazave të tjera të hënës. Sipas një studimi të vitit 2013 në revistën Interactive Cardiovascular and Thoracic Surgery, pacientët që patën operacionin e tyre gjatë Hënës së plotë qëndruan në spital për 10 ditë, 4 ditë më pak se sa ata që u operuan gjatë cikleve të tjera hënore. Për fat të keq, ndërhyrjet urgjente në zemër nuk mund të planifikohen kaq gjatë.

Surprizat e Dietës Hënore

70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Hëna ka një efekt mbi trupin tonë, i cili është shumë i ngjashëm me tërheqjen gravitacionale ndaj oqeaneve dhe lumenjve të Tokës. Dieta hënore përfiton nga ky fakt dhe mundëson humbje peshe, pastrim dhe detoksifikim të trupit, në ditë të veçanta që përkojnë me faza të caktuara të hënës.

Sipas studimeve, njerëzit mund të humbin deri në një kilogram e më shumë në një cikël prej 24 orësh. Gjithashtu, dietë hënore është e lehtë për të ndjekur pasi nuk kërkon rituale të veçanta ushqimore. Duhet vetëm një ushqyerje e ekuilibruar që përfshin drithëra, thjerrëza, perime dhe fruta. Mund të përfshini qumësht të ftohtë, bulmete, gjethe nenexhik, ujë limoni, kastravec, në mënyrë që të mbani trupin tuaj të hidratuar. Këto produkte ushqimore janë më të mirat për pastrimin e organizmit dhe japin rezultate të mira. Gjatë kësaj periudhe, duhet shmangur konsumi i ushqimeve të skuqura dhe pikante.(Burimi-Health.com)

Studiuesit rekomandojnë ta mbani këtë mënyrë ushqimi për 24 – 48 orë gjatë hënave të plota. Nëse e provon, na thuaj në AgroWeb nëse për ty rezulton legjendë apo e vërtetë./AgroWeb.org