Efektet e Vlefshme të Qiqrrave në Organizëm

1.5k 0

Qiqrrat janë një nga ushqimet më të preferuara mënyrës mesdhetare të të ushqyerit. Qiqrrat më popullore janë të rrumbullakëta dhe ngjyrë bezhë, por lloje të tjera gjenden në ngjyra të errëta, jeshile dhe të kuqe.

Si çdo bishtajore tjetër si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat, qiqrrat janë të famshme për përmbajtjen e lartë të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve nga të cilat trupi ynë merr më të mirën. Buka me qiqra është karakteristike e zonës se Korçës, Elbasanit, madje edhe në Kosovë, ndërsa mielli i qiqrrave preferohet shumë pasi është pa gluten.

Kur janë të freskëta, qiqrrat i gjejmë ngjyrë të gjelbër, më pas kur thahen ato marrin ngjyrë kafe. Pavarësisht ngjyrës, këto kokrra janë të nevojshme për një ushqim të shëndetshëm. Qiqrrat i gjejmë gjatë gjithë vitin ose të thata ose të paketuara. Shija e tyre e veçantë dhe butësia e tyre i bën të favorshme dhe miqësore me çdo ushqim tjetër.

Përgatitja e qiqrrave të thata kërkon larjen e tyre me kujdes dhe lënien në një enë me ujë për 8 deri në 10 orë para gatimit. Në këtë mënyrë marrim shijen maksimale prej tyre. Që të dallosh nëse qiqrrat janë gati për gatim, mjafton të marrësh një kokërr në dorë dhe ta ndash në dysh.

Qiqrrat nuk duhen lënë në ujë për më shumë se 12 orë sepse bëhen të qullëta dhe pa shije. Vendosja e bishtajoreve të thata në ujë si në rastin e fasuleve redukton kohën e nevojshme për gatim dhe largon karbohidratet komplekse që shkaktojnë trazira në sistemin tretës.

Vlerat ushqimore të qiqrrave

Qiqrrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium. Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

Përmbajtja e vitaminave

Qiqrrat janë të pasura me vitaminat A dhe C. Në sasi të vogla gjenden edhe vitaminat E, K, B6 B1, B2, B3 dhe vitaminën B9.

Përfitimet shëndetësore të qiqrrave

Qiqrrat duhet të jenë pjesë e dietës për ata që duan të ushqehen shëndetshëm. Qiqrrat ulin nivelin e kolesterolit, ndihmojnë me konstipacionin dhe probleme të veçanta me aparatin tretës. Konsumimi ditor i qiqrrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mungesën e hekurit, por edhe balancon nivelin e sheqernave në gjak.

Përmbajtja e lartë e fibrave, potasiumit, vitaminës C dhe B6, fuqizojnë shëndetin e njeriut. Qiqrrat kanë fibër siç e thamë edhe më lart dhe kështu ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Hekuri, kalciumi, magnezi, mangani, zinku dhe vitamina K që gjenden tek qiqrrat të gjitha kontributojnë në ruajtjen e strukturës dhe forcës së kockave. Kolina një lëndë ushqyese e familjes së vitaminës B2 që gjendet tek qiqrrat, na ndihmon me gjumin, muskujt dhe kujtesën./AgroWeb.org