Eksportet e Perimeve u Rritën në 2 950 Tonë në Shtator të Këtij Viti

338 0

Tregjet dhe qendrat frigoriferike të grumbullimit të produkteve bujqësore që janë ngritur me mbështetjen financiare të programit IPARD dhe qeverisë kanë rritur eksportet dhe të ardhurat e familjeve fermerëve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, janë rritur eksportet e prodhimeve bujqësore drejt vendeve të BE-së dhe ato të rajonit në mbi 21 shtete vitet e fundit.

Ndërsa investimet në tregjet frigoriferike të grumbullimit, me një minimum prej 25 mijë euro dhe maksimum 2 000 000 euro kanë bërë që fermerët të organizohen e të dinë ku te kenë të garantuar shitjen e produkteve të tyre 100%.

Gjatë muajit shtator të këtij viti u eksportuan 2 950 ton perime në shkallë vendit.

Sipas ekspertëve ndonëse jemi jashtë sezonit të prodhimit të bollshëm, prodhimi në sera dhe qendrat frigoriferike kanë ndikuar që treguesit e eksporteve bujqësore (të perimeve) të jenë në rritje me gati 15% gjatë shator 2020 krahasuar me shtator 2019.

Eksportet shqiptare kanë kryesisht destinacion, Italinë, Austrinë, Ukrainën, Bjellorusinë Gjermaninë, Maqedoninë, Kosovë, etj./ATSH