Qerim Elezi nga fshati Hardhi i Belshit thotë se fatura e energjisë elektrike është kosto tepër e lartë për fermerin shqiptar. Për të mos paguar këtë faturë që rëndon tek xhepi i fermeri Qerimi mbi makinë e tij ka vendosur dy panele nga të cilat energjinë e tyre e shfrytëzon për të vaditur fasulet.

“Ne fermerët shqiptar e paguajmë energjinë elektrike si biznes që është kosto shumë e madhe. Atëherë mua këtu me lindi idea për të futur panelet e diellit që të shfrytëzoj energjinë e tyre për vaditje. Kështu ul koston. Sa para mund të kursesh ti më këtë gjetje? Unë mendoj të kursej deri në 2 milion lekë në vit. Tani momentalisht po përdor makinë por po punoj të përdor një rimorkio fikse që të vendos panelet, bateritë dhe të bëj një sistem më të rregullt.”

Sipas Qerimit nëse fermerët shqiptarë do të shfrytëzojnë diellin për energji diellore do të ulin kostot e prodhimit bujqësore, për pasojë edhe konsumatori do frutat dhe perimet do t’i blinte më lirë

“Paneli ka dy fije, plus dhe minus. Ky i fundit minusi shkon tek rregulluesi i korrentit. Plusi nga lidhja energjia e panelit shkon tek bateria. Baterisë i është bërë lidhja që përfundon tek inverti, këtu bëhet kthimi i energjisë që shkon nga inverti tek pompa dhe kështu bëhet vaditja. Sa e leverdishme është kjo për ty? Shumë mund të harxhosh 3 mijë euro tani por e ke për 15 vjet pasi do dhe shumë pak kosto mirëmbajtje. Siç mund të kemi e zemë tek një pompe me benzine apo naftë që do t’i hedhësh për ditë naftë, apo do të harxhosh energjinë elektrike.”/Burimi:Top Channel