FAO së shpejti hap Zyrën në Tiranë

233 0

Organizata Ndërkombëtare për Bujqësi dhe Ushqim FAO së shpejti do të hapë zyrën e saj të përfaqësimit në Shqipëri. Në një takim të posaçëm Drejtori Rajonal i FAO-s për Evropën, Tony Allonzi u shpreh i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje dhe vuri në dukje rolin e zyrës FAO në Shqipëri, për rritjen e mbështetjes dhe asistencës teknike ne bujqësi në koherencë me zhvillimet klimaterike dhe teknologjike. Për Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, sfida e radhës është që kjo Zyrë të fuqizohet, në mënyrë që ajo të luajë një rol jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.