Fëmijët Dhe Të Rriturit, A Rrezikohen Njësoj Nga Koronavirusi?

426 0

Deri më tani, raportet e autoriteteve globale të shëndetësisë, duket se po sugjerojnë që fëmijët janë më pak të prirur të preken nga Koronavirusi se të rriturit.

Megjithatë, disa studime të reja po e kundërshtojnë këtë sugjerim.

Një ekip ndërkombëtar ekspertësh të shëndetësisë me seli në Kinë, ndërmorri një studim mbi rreziqet që i kanos Koronavirusi grupmoshave të ndryshme.

Studimi vazhdon akoma duke qenë se të dhënat janë gjithë kohës në përditësim.

Pavarësisht kësaj, gjetjet fillestare duket se po tregojnë se niveli i infeksionit të Koronavirusit është një i njëjtë tek fëmijët dhe të rriturit.

Tek të rriturit, niveli i infeksionit tek ata që kanë qenë në kontakt me një person të prekur nga virusi është 7.9 përqind.

Tek fëmijët është 7.4 përqind, të paktën deri më tani.

Sidoqoftë, ekspertët konfirmuan deri tani se fëmijët kanë më pak gjasa të shfaqin simptoma, krejt ndryshe nga të rriturit.

Si Të Flisni Me Fëmijët Për Koronavirusin

Gjëja e parë dhe shumë e rëndësishme është që të qëndroni të qetë dhe t’i siguroni ata.

Fëmijët do të reagojnë njësoj si ju, ndaj nëse shohin frikë në sytë tuaj, do të frikësohen.

Kini kujdes me gjuhën e trupit sepse ata janë shumë perceptivë.

Uluni me fëmijët dhe flisni me ta qetë dhe me fjalë të thjeshta e të kuptueshme.

Mos përdorni kategorizime dhe mos diskriminoni në shpjegimin e problemit.

Virusi nuk kursen asnjë dhe nuk përhapet sipas etnisë apo rracës.

Tregoni kujdes me ekspozimin e fëmijëve ndaj informacionit në televizor apo celular.

Ekspozimi i tepërt do të shkaktojë ankth tek të vegjlit.

Jepuni informacion të vërteë dhe të përshtatshëm për moshën që kanë.

Mësojini ata si të mbrohen ndaj të tjerëve me shembuj dhe jo vetëm me fjalë.

Mbi të gjitha mos u panikosni në prani të tyre, sigurohuni që t’i përqafoni dhe t’i bëni të ndihen të mbrojtur./AgroWeb.org