Festa e Verës Pogradec | 18-19 Dhjetor 2015

661 0

Bashkia e Pogradecit fton banorët e Pogradecit në Festën e Verërave 2015.

Sivjet festa organizohet në datat 18 dhe 19 Dhjetor në Sheshin e Qytetit (para Pallatit të Kulturës). Festa hapet në orën 17:30 në shesh.

Bashkia fton banorët e Pogradecit t’i bashkohen kësaj feste tradicionale popullore!

Bashkia Pogradec organizon konkursin e verës (pije) më të mirë, të bardhë dhe të kuqe, si edhe konkursin e poezisë më të mirë për verën.

Ftohen banorët e Pogradecit, prodhuesit e verës, të sjellin për konkurim 2 shishe me verë, pa asnjë shënim apo etiketë përkatëse.

Një juri speciale me degustatorë do të shpallë verërat fituese.