Fistikët, Arrorët Më Specialë të Verës

515 0

Fistikët ofrojnë një sërë të mirash sidomos gjatë verës. Ata janë ndër të paktët arrorë që përmbajnë shumicën dërrmuese të ushqyesve më të rëndësishëm për shëndetin e plotë të njeriut.

Mbrojnë shëndetin e zemrës. Konsumimi i fistikëve e mban zemrën të shëndetshme. Kjo ndodh sepse fistikët janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të mira që luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e kolesterolit të keq. Ndaj ngrënia e fistikëve nga pak çdo ditë është një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar shfaqjen e problemeve të zemrës.

Fistikët ushqejnë lëkurën dhe përmirësojnë tretjen. Antioksidantët që gjenden tek fistikët ofrojnë shumë vlera për lëkurën. Vitamina E mbron membranat e qelizave dhe i jep shkëlqim lëkurës.

Këta antioksidantë mbrojnë lëkurën ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Vaji esencial tek fistikët transformohet në një burim të shkëlqyer për të zbutur thatësinë e lëkurës, plakjen dhe shmangur pigmentimin e saj.

Mbajnë peshën nën kontroll. Fistikët janë zgjedhja fillestare e njerëzve që mbajnë dietë. Të dhënat shkencore tregojnë se fistikët kanë pak kalori, shumë proteina dhe yndyrna të pangopura dhe pak yndyrna të ngopura. Ato janë një rival i rëndësishëm i arrorëve të tjerë dhe frutave të thata që rekomandohen për mbajtjen nën kontroll të peshës.

Pakësojnë tharjen e lëkurës. Vajrat natyralë që gjenden tek këta arrorë kanë cilësi fantastike për të ushqyer lëkurën dhe mbrojtur atë nga thatësia ekstreme. Antioksidantët e fuqishëm si Vitamina A dhe E ndihmojnë në ruajtjen e strukturës së qelizave të lëkurës që kjo e fundit të jetë e lëmuar dhe e re.

Për më tepër, antioksidantët ngadalësojnë të gjithë proçesin e plakjes së lëkurës dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe njollave të moshës.

Përmirësojnë shëndetin e syve. Ngrënia e fistikëve mbron shëndetin e syve kjo falë karotenoidëve të cilët mbajnë sytë të shëndetshëm dhe të sigurt nga probleme të moshës.

Përthithja e hekurit. Fistikët kanë në përmbajtjen e tyre një nivel të lartë bakri që ndihmon në përthithjen e hekurit që gjendet tek ushqimet që konsumojmë nga ana e organizmit. Ky proçes ndihmon në kurimin e sëmundjeve si ajo e anemisë./AgroWeb.org