Funksionet e Forta Shëndetësore të Lëngut të Luleve të Shegës

782 0

Çaji i shegës përdoret me shumë sukses në trajtimin e problemeve të stomakut, të sistemit tretës dhe të zorrëve. Ai është freskues dhe mënjanon toksinat dhe helmet e tjera që penetrojnë në organizmin njerëzor.

Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për shpëlarje të gojës dhe gargara kundër enjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

Përdorimi i Çajit të Shegës funksionon kundër:

Problemet e stomakut

Ënjtjen e bajameve

Problemet e gojës

Acarimin e mishrave të dhëmbëve

Sëmundjet e sistemit tretës

Problemet e zorrëve

Dhimbjet e barkut

Hemorroidet

Si përgatitet Çaji i Shegës: Merren 20-30 gramë lule shege të thata ose të freskëta shege të cilat duhet t’i shtypni që të nxjerrin me lehtësi ekstratet e substancave esenciale në brendësi. Më pas bashkojini me një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë.

Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti shumë të mira mjekësore. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve.

Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses parazitët dhe mikro-organizmat e dëmshëm, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët.

Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota nga ky lëng në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë.

Edhe pa përdorur ndonjë mjekim tjetër, organizmi do të çlirohet nga parazitët dhe mikro-organizmat e dëmshëm.

Shega e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ajo ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë. Shega ka vlera të fuqishme kundër baktereve dhe mikrobeve që e bën atë një aleat të fortë të sistemit imunitar.

Substancat fantastike që përmban shega luftojnë bakteret dhe mikrobet që kryesisht gjenden në gojë dhe shkaktojnë kavitete dhe infeksione të ndryshme.

Një ushqim i pasur me shege ndihmon në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat të cilat shkaktohen nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell. Shega gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë./AgroWeb.org