Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë doza vaksina kundër COVID

176 0

20 mijë doza vaksina kundër COVID mbërrijnë sot në vendin tonë, dhuratë nga Greqia. Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë nga ambasada shqiptare në Athinë.

“Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje i dhuron Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër COVID-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt.

Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta” theksohej në postimin e ambasadës shqiptare në Athinë.

Greqia gjithashtu do t’i dhurojë të njëjtën sasi edhe Maqedonisë së Veriut./Burimi:EuroNews