Hapni sytë mirë tek shenjat e shisheve plastike

262 0

Shqetësimet mbi mjedisin dhe strategjitë për menaxhimin efikas të mbetjeve janë tema komplekse për t’u trajtuar. Në fakt, konsumatorët e thjeshtë, si ju dhe unë, padyshim që nuk kujdesimi për këtë ccështje aq sa duhet. Megjithatë, nuk dua t’ju jap leksione mbi çështje të qendrueshmërisë, por do të ngre pyetjen për të cilën konsumatorët shqetësohen, pra sa të sigurta janë produktet plastike që përdorim në përditshmërinë tonë.

Gjatë udhëtimeve të mia, kam vëzhguar keqpërdorimin e gjerë të produkteve plastike, veçanërisht në lidhje me shishet e ujit. Njerëzit në mbarë botën, sikundër dhe këtu në Shqipëri, i ripërdorin këto shishe për të ruajtur vajin, qumështin ose mjaltin, i lënë në makina ku hyn nxehtësia dhe pastaj i përdorin ato përsëri. Riciklimi në përgjithësi konsiderohet të jetë një praktikë e mirë për ata që kujdesen për të ardhmen e planetit tonë, por jo kur është fjala për shishet plastike të ujit. A e dini se cili prej produkteve plastike që ju keni në shtëpi mund të konsiderohet në përgjithësi i sigurt për ripërdorim? A dini se si të dalloni se me çfarë lloj plastike janë prodhuar këto shishe? Unë do të përpiqem t’u përgjigjem këtyre pyetjeve më poshtë.

Merrni shishen tuaj plastike të ujit, kthejeni atë me kokë poshtë, dhe shihni shenjat në fund të saj. Nëse mësoni si t’i dalloni këto shenja, me siguri do të bëni një jetë më të sigurtë . Nëse ideja se elementë të rrezikshëm hyjnë në trupin tuaj përmes ujit, ende ju shqetëson, atëherë zgjidhni një alternativë edhe më të mirë – shishe uji të ripërdorshme.

PET ose PETE

Shishet e ujit që përdorim çdo ditë, zakonisht prodhohen nga kjo lloj plastike. Elementi Polietilen tereftalate, në qoftë se ripërdoret, ose merr nxehtësi (për shembull nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë) potencialisht mund të lëshojë elemente kimike të rrezikshme në ujin apo lëngun brenda shishes, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ekuilibrit hormonal. PET është lloji më i zakonshëm i plastikës që nuk duhet të ripërdoret në asnjë mënyrë. PET është i riciklueshëm. Në përgjithësi, në qoftë se përdoret siç duhet, kjo lloj plastike konsiderohet e sigurt.

HDP ose HDPE

Densiteti i lartë i polietilenit do të thotë cilësi më e lartë plastike, e cila praktikisht nuk lëshon elementë të dëmshëm. Specialistët e rekomandojnë shumë blerjen e ujit të paketuar në shishe të tilla. Është e rëndësishme të theksohet se kjo lloj plastike është pothuajse plotësisht e riciklueshme dhe në këtë mënyrë është jotoksike nga pikëpamja mjedisore. Ajo është e ripërdorshme dhe kryesisht përdoret për paketimin e qumështit, lodrat, karriget plastike, si dhe në kirurgji plastike, duke e bërë atë një nga format më të sigurta të plastikës.

PVC ose V

Kloridi polivinil (PVC) mund të çlirojë kimikate që thuhet se dëmtojnë sistemin riprodhues; megjithatë nuk ka studime përfundimtare për ta provuar këtë. Produktet PVC shpesh përmbajnë elemente toksike. Procesi i prodhimit të plastikës së tillë konsiderohet si I pasigurt për mjedisin dhe vitet e fundit shumë kompani vendosën të ndërprisnin përdorimin e produkteve të bërë nga PVC. Kjo është një plastikë e butë dhe elastike që përdoret zakonisht për të prodhuar lodra (gjë që është ndaluar në shumë vende), shishe vaji vegjetal, paketimet e ilaçeve, mbrojtësit e kabllove kompjuterike, pipat plastike dhe materialet hidraulike. Kjo lloj plastike është rezistente ndaj rrezatimit të diellit dhe kushteve të motit, dhe kjo është arsyeja pse ajo përdoret shpesh për prodhimin e dritareve dhe tubave vaditës. Produktet PVC nuk janë të riciklueshme.

LDPE

Polietileni me densitet të ulët përdoret në prodhimin e shisheve, si edhe të qeseve plastike. Kjo lloj plastike nuk lëshon kimikate në ujin apo lëngun brenda shishes. Megjithatë, duke mbajtur produkte të pa ambalazhuara në qese të prodhuara nga kjo lloj plastike për periudha të gjata kohe, mund të jetë problematike për shëndetin. Prodhimet e bëra nga LDPE janë të ripërdorshme, por jo gjithmonë të riciklueshme.

PP

Polipropilen është zakonisht i bardhë ose gjysëm transparent. Kryesisht përdoret për prodhimin e paketimit për lëngjet e frutave dhe kosit. Polipropileni është vlerësuar për stabilitetin e tij termik, nuk shkrihet kur nxehet, konsiderohet të jetë me toksicitet të ulët dhe përgjithësisht është i sigurt për konsumatorët për t’u përdorur dhe ripërdorur.

PS

Polistirene (i ashtuquajturi bukëpeshku) është përdorur kryesisht për prodhimin e gotave plastike të kafes, mjeteve plastike të kuzhinës dhe enëve mbajtëse të ushqimeve fast-food. Nëse ngrohet, lëshon elementë kimik, të tilla si stireni (një element i mundshëm kancerogjeni). Kjo lloj plastike është e lehtë dhe e lirë, por nuk është e përshatshme për të mbajtur ushqim apo pije të nxehta. Kjo lloj plastike shpërbëhet me vështirësi për qindra vjet.

PC ose plastika pa shenja të veçanta

Policarbonate është lloji më i rrezikshëm i plastikës, e cila përdoret në prodhimin e shisheve të ujit dhe enëve të ushqimit. Këto lloje të plastikës mund të emetojnë Bisphenol A (BPA) – një element kimik që nëse merret në sasi të mëdha, potencialisht mund të shkatërrojë sistemin endokrinal dhe të rrisë prodhimin natyror të estrogjenit. Kjo lloj plastike është veçanërisht e rrezikshme për fetusin, foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Për ta përmbledhur, llojet e plastikës të llojeve 1, 2, 4 dhe 5 janë më të sigurta nëse përdoren siç duhet (edhe pse do të duhet të bëhen ende shumë kërkime), kurse llojet e plastikës 3, 6, 7 duhet t’i shmangni.

 

Agroweb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.