Kapriçiot e Motit, Shi dhe Temperatura Ekstreme – Çfarë Pritet të Ndodhë

443 0

Moti vijon të suprizojë me tekat e tij.

Ndonëse u duk sikur këto ditë lanë pas rreshjet e shiut, të dhënat meteorologjike konfirmojnë rikthimin e tyre sërish.

Përmes një njoftimi publik, Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb bën të ditur se reshjet e shiut do të rikthehen rreth orëve të pasdites dhe do të vijojnë përgjatë të shtunës dhe së dielës.

E ndërkohë që rreshjet e shiut do të jenë prezente deri në fund të muajit maj temperaurat do të pësojnë një rritje të menjëhershme.

Meteoalb deklaron se rritja e temperaturave parashikohet të shkojë deri në 30 gradë celcius.

Deklarata e Meteoalb

“Orët vijuese paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira në orët pasdites, kryesisht në veri dhe zonat Lindore.

Dita e shtunë do tue jetë kryesisht e kthjellet, ndërsa ditën e diel vranësirat do të jenë disi më prezente duke gjeneruar shira gjatë pasditës në lindje dhe juglindje të territorit.

Muaji maj do të mbyllet në kushte të paqendrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat e dobët të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të arrijë deri ne 29 – 30 gradë C” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Kur Largohen Rreshjet

Ndonëse pritej që muaji Maj të shoqërohej me rritje temperaturash dhe mot të kthjellët, këto dy javë të para të tij kanë qenë një vjeshtë e vogël brenda stinës së pranverës, karakterizuar nga rreshjet e shiut dhe temperature të ulëta gjithashtu.

 Pjesa e dytë e muajit u karakterizua krahas rreshjeve edhe me temperatura të ulëta ku ndonëse në fund pranverë ende veshjet e trasha të dimrit ishin prezente.

Sipas të dhënave meteorologjike, të cilave u referohet AgroWeb.org moti do të përmirësohet me fillimin e muajit qershor ku moti do të jetë i kthjellët dhe pa rreshje shiu./Agroweb.org