Kapriçot e Motit. Nesër Dita Më e Ngrohtë e Javës – Pse Duhet të Bëni Kujdes

306 0

Megjithëse jemi ende në dimër, muaji shkurt duket sikur ka sjellë pranverën.

Duke nisur nga fundjava që shkoi dhe deri sot, temperaturat e larta të pazakonta për këtë stinë kanë mbizotëruar në gjithë territorin e vendit.

Por dita e nesërme pritet të jetë një ndër ditët më të ngrohta të kësaj jave duke shënuar 20 gradë celcius, një shifër e pazakontë kjo për muajin shkurt, ku zakonisht jemi mësuar që këtë muaj ta kalojmë me temperature të ulëta, e ndonjëherë edhe nën 0.

Ndërkohë pas ditës së nesërme, temperaturat do të pësojnë ulje duke u ringritur sërish përgjatë javës që vjen ku termometri do të shënojë 21 gradë celcius, duke shënuar kështu ndoshta edhe ditën më të ngrohtë të muajit shkurt.

Megjithëse gjatë këtij muaji do ketë rritje temperaturash, moti do të karakterizohet nga rreshjet e shpeshta të shiut.

“Edhe muaji shkurt, do të sjellë prezencë të shpeshtë të reshjeve ndërsa pritet edhe një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i shkurtit. Megjithatë, në tërësi muaji shkurt do të sjellë temperatura më të larta se vlerat normale mujore” thuhet në një njoftim të Meteoalb.

Pse Duhet të Bëni Kujdes

Pavarësisht se moti I ngrohtë mirëpritet nga të gjithë sidomos pas temperaturave nën 0 që përjetuam përgjatë muajit janar, sërish ky mot i pazakontë me temperatura të larta është problematik për shëndetin, pasi nxit gripin dhe virozat.

Agroweb.org ju këshillon që të bëni kujdes pasi është periudha më delikate përsa i përket prekjes nga virozat, të cilat pikërisht gjatë luahtjes së temperaturave rrisin prezencën e tyre./AgroWeb.org