COVID-19: Kërkesat Nga Prodhuesit e Sektorit të Bujqësisë Për Mbështetje

387 0

Ndonëse i gjithë vendi po përballet me një situatë të vështirë në luftë ndaj Covid-19, shumë kompani prodhuese janë të detyruara që të vijojnë operimin, edhe pse në një situatë kaotike.

Për këtë Shoqata e prodhuesve shqiptarë ka propozuar masat që duhet të ndërmarrë qeveria për të minimizuar sa më shumë pasojat e krijuara nga kjo epidemi.

Propozimet ndaj qeverisë, Shoqata e Prodhuesve i ka ndarë në dy faza: Faza e parë për kapërcimin e emergjencës aktuale dhe faza e dytë me propozimet për mbështetje ekonomike.

Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, thotë se janë duke ndjekur me vemendje situatën e rëndë të krijuar në vend.

Kjo shoqatë ka vëzhguar situatën nga bllokimi i aktiviteteve ekonomike për shkak të masave të marra, por edhe gjendjes së përgjithshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe duke u bazuar në modelin e masave të ndërmarra nga qeveritë e vendeve europiane, për mbështetjen e ekonomive respektive me qëllim parandalimin e një krize te re ekonomike.

Kërkesat e tyre në lidhje me mështetjen ekonomike të sipërmarrjeve në sektorin e bujqësisë janë si mëposhtë:

 

  1. Mjekët veterinerë, zootekniket, ekspertët e insiminimit artificial, personeli farmacive bujqesore dhe atyre veterinare, personeli stacioneve veterinare private, Agronomet e mbrojtjes së bimeve  dhe personeli farmacive bujqesore, të trajtohen nga organet e ruajtjes së rendit me të njëjtin status si edhe personeli shëndetsor human, që nuk  shërben drejtë përdrejtë me të sëmuret e infektuar nga  Covid 2019.
  1. Drejtuesit e mjeteve të mekanikës bujqesore, disa punonjës të qendrave të shitjes dhe riparimit të mekanikës bujqesore, blegtorët, prodhuesit, perpunuesit dhe transportuesit  e ushqimeve të blegtorisë, të bletarise, të konsiderohen e trajtohen nga organet e ruajtjes së rendit me statusin e miratuar deri tani për punonjesit që shërbejnë në hallkat e zinxhirit ushqimor për furnizimin e popullit me ushqime.
  1. Blegtoret, transportuesit e qumështit, vezëve, mishit, administratoret e shoqatave dhe fërmave blegtorale dhe komplekseve të prodhimit të ushqimit të blegtorisë, që ndodhen në kushtet e mungesave dhe kufizimit të fuqisë punëtore,  të mos kufizohen me orare fixe në lëvizjet që ata detyrohen të bëjnë në kembë ose me mjete të transportit public ose personale në drejtim të fermave të tyre.
  1. T’u krijohen disa lehtësi në levizje dhe në furnizimin me preparate dezinfektuese cilësore, të miratuara nga organet kopetente shëndetsore, specialisteve të dizinfektimit te stallave dhe komplekseve blegtorale./Burimi:Monitor