Një Shpresë Kundër Koronavirus – Kina dhe Italia Japin Lajme Të Mira

237 0

Në luftën kundër koronavirus COVID-19 dy nga vendet më të goditura nga sëmundja kanë dhënë sot lajme të mira.

Bëhet fjalë për Italinë dhe Kinën të cilat prej një muaji kanë shënuar bilance tragjike vdekjesh, por duket se rruga e shërimit po hapet.

Konfirmohen ulje të rasteve dhe pacientë të shëruar.

Megjithëse koha e shërimit dhe progresi mund të duhen të ngadalëta, për mjekët është gjithësesi është një pikë fillimi.

Çfarë po ndodh

Prej disa ditësh, autoritetet Kineze kanë lajmëruar një rënie të numrit të të prekurve, ndërsa sot kanë raportuar ditën me zero raste.

Epidemia e koronavirusit në Kinë ka qarkulluar për më shumë se dy muaj dhe tani duket se është zbehur plotësisht.

Në qytetin e përhapjes së virusit, Vuhan u raportua se nuk ka asnjë rast të ri dhe as në provincën e Hubeit.

Spitalet e COVID-19 janë mbyllur në Kinë dhe shteti po punon që të mbajë turistët e huaj për disa kohë jashtë Kinës.

Kjo sepse në vend janë shënuar 34 raste në provincën e Bjing-ut nga persona që vinin nga jashtë Kinës.

Ndër ta janë raportuar edhe 8 vdekje të cilat sërish nuk vijnë nga banorë të kësaj province.

Gjithësesi eleminimi i rasteve të transmetimit brenda provincës së Hubeit nga ku nisi gjithçka është një lajm shumë i mirë sipas ekspertëve.

“Sot kemi parë shuajtjen e rasteve pas shumë ditësh përpjekje”, tha Jiao Yahui, Inspektor i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë.

Ndërkohë në Itali mjekët japin në tjetër lajm të mirë.

Një person i infektuar me koronavirusin e ri është drejt shërimit total.

Bëhet fjalë për një 79 vjeçar nga Lombardia i cili e ka filluar kurën që me 7 mars.

“Kemi personin e parë që është shëruar, pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental” ka thënë Matteo Basetti, zëdhënës i klinikës infective në spitalin San Martino në Genova të Italisë.

Dy testet e fundit të të moshuarit kanë rezultuar negative nga COVID-19 ndaj trajtimit me ilaçin “Remdesivir”.

Pacienti së shpejti do të mund të zhvendoset në Lombardi, nga dhe ka ardhur.

Mjekët Italianë shprehen se ka edhe pacientë të tjerë që janë duke u trajtuar me këtë ilaç, teksa Ministria e Shëndetësisë atje ka miratuar testimin e një vaksine kundër COVID-19 tek kafshët.

Këshilla për qytetarët

Pavarsisht këtyre lajmeve të mira ekspertët thonë se rreziku ndaj Covid-19 nuk është kaluar ende.

Mundësia e infektimit është ende prezente, por aftësia për ta izoluar atë tërësisht është një arritje.

Në Vuhan nga ku buroi dhe virusi çdo që është e pezulluar që nga Janari dhe vazhdon të mbesë ashtu.

Nga qyteti ende dilet vetëm me një leje të veçantë dhe askush i jashtëm nuk mund të futet.

Italia po ashtu vazhdon të qëndrojë në karantinë të plotë derisa gjendja të stabilizohet tërësisht dhe ekspertët të konfirmojnë se pandemia ka mbaruar.

Shqipëria po ashtu hyn në këto vende ku izolimi është i rreptë ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 64 të infektuar me 2 të vdekur.

Ndërkohë rastet e infektimit të botë janë 225.627 mije me 9,277 vdekje të shkaktuara vetëm nga ky virus./AgroWeb.org